Sport

Austria ia shuan shpresat “Shpresave” të Maqedonisë (VIDEO)

mak-aus-u21-6-615x400

Të rinjtë e Maqedonisë deri më 21 vjec kanë humbur nga Austria me rezultat 0-4. Me këtë humbje ata në masë të madhe kanë zvogëluar shanset për dy vednet e para në grup në kualifikimet për Euro 2019. Në stadiumin “Filipi I Dytë” austriakët kanë dominuar nga fillimi e deri në fund të lojës, duke shënuar tre gola në pjesën e parë.

Golat i kanë shënuar Jakupovic, Honsak dhe Laimar, kurse në pjesën e dytë realizuan edhe një gol për 0-4.

Në minutën e 85-të Besar Iseni i Maqedonisë huqin penalltinë.

Grupi 8, rezultatet
Armenia-Serbia 0-1
Maqedonia-Austria 0-4
Tabela: Serbia 15 (5 ndeshje), Rusia 10 (5 ndeshje), Austria 9 (5 ndeshje), Armenia (7 ndeshje) 7, Maqedonia (4 ndeshje) 3, Gjibraltar (7 ndeshje) 3 pikë./lajm

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top