Austria mbyll xhamitë, Turqia reagon ashpër

Më herët, Qeveria e Austrisë në krye me Sebastian Kurz lajmëroi për vendimin për mbylljen e shtatë xhamive dhe deportimin e disa imamëve radikalë.

Mbyllja e xhamive u bë nën arsyetimin se nga këto xhami po bëhet propagandimi i një islami radikal. Vendimi u mbështet në një ligj të vitit 2015.

Ndërsa, zv. kancelari, Heinz-Christian Strache, deklaroi se ky është vetëm fillimi.

Në lidhje me vendimin në fjalë të qeverisë austriake reagoi Turqia. Turqia e cilësoi këtë vendim si shkelje të të drejtave themelore, politikave të integrimit dhe të drejtave për minoritetet.

“Vendimi do të pasojë një valë islamofobie, racizmi dhe diskriminimi”, tha zëdhënësi i Recep Taip Erdogan, Ibrahim Kalin.

“Praktikat e ndjekura nga Qeveria austriake janë në shkelje të të drejtave themelore universale, politikave të integrimit dhe të drejtave për minoritetet”, postoi ai më vonë në Twitter.

Loading...