Autobusi godet për vdekje një grua në Bit Pazar, ja nga cili fshat është

Shkup, 27 dhjetor – Para pak çastesh, në rrugën “Kërste Petkov Misirkov”, në afërsi të tregut të Bit Pazarit në Shkup, autobusi urban ka goditur një grua këmbësore, shkruan gazeta KOHA. Jo zyrtarisht bëhet fjalë për një grua të moshuar nga fshati Stajkovcë, e cila pas lëndimeve të marra, ka ndërruar jetë. Pamjet të cilat i siguroi gazeta KOHA, nga vendi i ngjarjes, më së mirë e përshkruajnë situatën momentale në këtë rrugë. Ndryshe, këmbësori i cili funksionon afër mbikalimit në Bit Pazar, nuk figuron në asnjë hartë të komunikacion rrugor në Shkup. Madje, as vija të bardha nuk ka. Qyteti i Shkupit dhe MPB akoma nuk kanë dhënë pëlqim për hapjen e këmbësorisë.

Screenshot_20171227-133510

Loading...