Automobili i vërsulet grupit të ushtarëve

Disa vetë kanë mbetur të plagosur në qytezën pranë Parisit, Levallois-Perret, kur një automjet u vërsul drejt një grupi ushtarësh. Grupi anti-terror i prokurorisë nisi hetimet.

Patrick Balkany kryetari i bashkisë së Levallois-Perret, qytezë në periferi të Parisit flet për akt “të qëllimshëm”. Në Levallois-Perret qytet i ka zyrat edhe shërbimi i sekret i brendshëm i DGSI. Grupi anti-terror i prokurisë së Parisit ka nisur hetimet. Mëngjesin e së mërkurës një automobil sulet drejt një grupi ushtarësh, ku disa vetë mbetën të plagosur.

Paris Angriff auf Soldaten im Stadtteil Levallois-Perret (Getty Images/AFP/T. Chappe)

Ministrja e Mbrojtjes së Francës, Florence Parly e dënoi këtë sulm “frikacak”. Hetimet e filluara duhet të sqarojnë incidentin. Sipas kryetarit të bashkisë së departamentit Levallois-Perret nuk ka dyshim se i panjohuri e ka drejtuar qëllimisht automjetin drejt ushtarëve që po largoheshin nga kazermannë qendër të qytezës. Shpejtësia e makinës ishte e madhe. Autori i krimit është larguar. Ushtarët në Francë ruajnë veç aeroporteve, stacioneve të trenit dhe atraksionet turistike edhe sinagogat, muzetë dhe Kullën Eifel në Paris.

la/(dpa, afp, rtr)

Loading...