Autoritetet në gjumë, revoltohen banorët e fshatit Mateç (Foto)

Fshati Mateç- Likovë

Banorët e fshatit Mateç, Komuna e Likovës, shprehin në rrjetin social revoltën për moskapacitetin e autoriteteve për të qenë në shërbim të qytetarëve, raporton Lajmpress.

“Jam banor i fshatit Mateç dhe jam tejet i zhgënjyer me autoritetet komunale për mosrregullimin e kësaj rruge, e cila po ua vështirëson fëmijëve tonë shkuarjen në shkollë”, kështu i është drejtuar redaksisë sonë banori i revoltuar.

I njëjti ka dashur që fotot të shpërndahen edhe në Lajmpress, që populli ta kuptojë gjendjen mjerueshme të rrugëve në fshatrat shqiptare:

Loading...