Autostrada Shkup-Prishtinë: Kosova punon, Bujar Osmani vetëm premton!? (Video)

Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj, bashkë me Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, te enjten inspektuan punimet në urën Kaçanik-Hani i Elezit, 5.7 kilometra e gjatë, pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”.
Gjatë kësaj vizite u informuan nga afër me dinamikën e punimeve nga drejtori i Projektit, Riyadh Alkhazraji, i cili tha se punimet në këtë segment, i cili shënon edhe fundin e autostradës “Arbën Xhaferi”, janë duke u realizuar 7 ditë në javë, me dy ndërrime, dhe se në këtë segment janë të angazhuara mbi 300 kompani vendore me afro 4000 punonjës.
Haradinaj dhe Lekaj kanë kërkuar nga kompania që të mbahet dinamika e punimeve, në mënyrë që kjo autostradë të jetë e gatshme për festat e fundvitit, transmeton Klan Kosova.
Deri sa Kosova punon pa ndërpre, në Maqedoni vazhdon komplikimi i projektit për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë. Në fakt në Maqedoni po punohet më tepër se në Kosovë për autostradën Shkup-Prishtinë, por vetëm me fjalë. Luhet me fjalë për të krijuar përshtypje te mediumet se punimet gjoja do të fillojnë në muajin nëntor. Mirëpo nëse analizohen detajet, lehtë konstatohet se deri në nëntor nuk do të fillojë as ndërtimi i segmentit në gjatësi prej 1.9 kilometrave me mjete buxhetore të Maqedonisë, e jo më pjesa tjetër për të cilën tek pritet kredi nga Banka evropiane për zhvillim (EBRD). Ekspertët shqiptarë tërheqin vërejtjen për “dallaveret” që bëhen, respektivisht në pjesën lindore të Maqedonisë rrugët kryesisht ndërtohen me mjete buxhetore që mbledhen edhe nga shqiptarët, kurse në pjesën perëndimore me kredi të huaja, për të cilat nevojitet kohë deri sa të realizohen.
Zv/kryeministri Bujar Osmani sot doli me një deklaratë, me të cilën si duket vetëm vërteton dyshimet e ekspertëve shqiptarë, se kjo autostradë nuk do të fillojë të ndërtohet së shpejti në pjesën shqiptare. Dëgjone në videon më poshtë:

Loading...