Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) Zoran Atanasov, sot tha se shkenca akoma nuk ka vërtetuar se prodhimet me modifikime gjenetike janë të dëmshme.

Në tribunën me këtë temë të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë profesori Sreqko Gjorgjievski nga Fakulteti për Shkenca Bujqësore dhe Ushqim, tha se dëme më të mëdha ka nga përdorimi i hormoneve dhe mykotoksinave se sa nga prodhimet e modifikuara gjenetikisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, deri tani nuk janë konstatuar prodhime të modifikuara gjenetikisht me ndikim të dëmshëm. Ai shtoi se ka kundërshtar të këtyre ushqimeve, por 95 për qind e analizave tregojnë se kafshët që ushqehen me këto ushqime nuk kanë probleme.

Përndryshe, për momentin në Maqedoni vetëm në fakultetin për Mjekësi Veterinare po bëhen analiza të prodhimeve të modifikuara gjenetikisht, edhe pse ka një laboratori që mund të bëhet e njëjta.

AUV ka dorëzuar propozim-rregullore në qeveri që të ndryshojë rregullativën sipas Evropës, por akoma pritet mendimi i kompetentëve.

Loading...