Aeroplanët e ushtrisë serbe kanë shqetësuar sërish banorët e komunës së Preshevës.
Pas fluturimeve që ndodhën ditë më parë, avionët ushtarakë kanë fluturuar prapë mbi qiellin e Preshevës.

Një qytetar nga Presheva ka dërguar në adresë të KALLXO.com video-incizime nga fluturimi i avionëve. Sipas tij, këto fluturime kanë ndodhur në dy intervale kohore.

Hera e parë në ora 16:45 e hera e dytë në 18:25. Qytetari ka thënë se banorët po ndihen të shqetësuar nga fluturimet e ulëta.

Më 28 mars, avionë luftarakë kanë fluturuar mbi Preshevë.

Autoritetet serbe thanë se këto fluturime po bëheshin në kuadër të përgatitjeve për stërvitjet ushtarake që do të nisnin të nesërmen.

Loading...