Avokatët përpiqen të parandalojnë publikimin e “bombave” në rastin “Titanik”

Gjat dëgjimit në seancën e sotme të rastit “Titanik”, në të cilin ish-zyrtarë nga udhëheqja e VMRO-DPMNE-së akuzohen për manipulime zgjedhore, duhej të fillonte përgjimi i bombave, të cilat janë 1.063 në numër. Por në vend që të dëgjohen bomba, avokatët ka rreth një orë që po përpiqen të parandalojnë shpalosjen e tyre duke kundërshtuar mënyrën se si PSP-ja ka marrë këto prova.

Avokatët gjithashtu iu referuan vendimeve të gjyqtarit gjatë procedurave paraprake, sipas të cilave, bombat nuk lejohen si dëshmi.

Në rastin “Titanik” të akuzuar janë Nikolla Gruevski dhe ish bashkëpunëtorët e tij të afërt Gordana Jankullovska, Ilija DImovski, Mile Janakievski, Martin Protugjer si dhe Kiril Bozhinovski.

Loading...