Sasho Dukovski, avokati i ish-ministrit të brendshëm Mitko Çavkov ka theksuar se klienti i tij nuk është fajtor dhe se ai duhet të shpërblehet dhe jo të dënohet, pasi që ka shpëtuar deputetët. Ai këtë e ka theksuar gjatë seancës për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend.
“Si është zgjedhur Çavkov si djalli më i madh që ka dashur të rrezikojë rendin kushtetues, ndërsa dy të tjerët, komanda e argjendtë dhe e bronztë janë hequr? Sipas udhëzimit të këtyre komandave, edhe ministri i brendshëm ka mundur të jap urdhër për hyrjen e njësiteve speciale në Kuvend. Por nga procesverbali i MPB mund të shihni se si Çavkov ka dhënë urdhëra në kontinuitet dhe ka organizuar kordonin për tërheqjen e deputetëve. Ai ka vepruar dhe falë tij janë evakuuar njerëzit nga Kuvendi”, theksoi Dukovski.
Sipas tij, për “kontributin” e dhënë më 27 prill, Çavkov duhet të dekorohet, e jo të dënohet.

Loading...