Avokati i i Popullit, Izet Mexhiti u dërgoi urime të sinqerta të gjithë nxënësve të klasave të para, të cilët për herë të parë ulen në bankat shkollore. Ai iu dëshiron shumë suksese, me dëshirën që kjo ditë të lumtur, të mbushur me krenari dhe kënaqësi në punën dhe mësimin e përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I bëj thirrje stafit të shkollave që t’i pranojë të gjithë fëmijët, t’i ndihmojë ata të kalojnë ditën e parë të shkollës në një mjedis të këndshëm dhe ta bëjnë që çdo fëmijë të ndjehet i mirëpritur, i sigurt dhe i pranuar në shkollë, të sigurt se në mjedisin e ri nuk do të mbeten vetëm por do të ketë mbështetjen e nevojshme nga mësimdhënësit dhe stafit tjetër në shkollë”, tha Avokati i Popullit.

Ai i fton prindërit, kujdestarët, gjyshërit dhe të afërmit e tjerë të ngushtë të fëmijës që t’i kushtojnë sa më shumë vëmendje dhe mirëkuptim fëmijëve të tyre, të kalojnë më shumë kohë me ta në besimin se ata janë gjithmonë këtu për ta.

“Arsimi nuk është vetëm të mësuarit, por është një mundësi për bashkëpunim, shoqëri, mirëkuptim dhe respekt për të tjerët, tolerancë dhe zgjidhjen e konflikteve të dhunshme. Roli i tij është i madh në edukimin dhe zhvillimin e fëmijës dhe në përgatitjen e tyre për përballimin e të gjitha sfidave të jetës”, thuhet në deklaratë.

Loading...