Avokati i Shtetit të Republikës së Maqedonisë, Femi Stafa, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në RM, ekselenca e tij Milan Jazbec. Në këtë takim Avokati i shtetit Femi Stafa e ka informuar ambasadorin Jazbec për funksionimin e Avokaturës Shtetërorë si dhe me reformat dhe projektet aktuale të cilët realizohen në Avokaturën Shtetërore dhe që kanë për qëllim përmirësimin e efikasitetit dhe harmonizimin e legjislacionit të kësaj fushe me legjislacionin evropian.

“Duke theksuar rendësin e funksionimit më efikas të Avokaturës shtetërore, z.Stafa dhe ambasadori Jazbec, biseduan për mundësit për nxitjen e bashkëpunimit me institucionet nga Republika e Sllovenisë me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe me qëllim të përmirësimin të punës të Avokaturës Shtetërore të RM-së”, thuhet në komunikatën e Avokatit të Shtetit.

Loading...