Gazmend Halilaj, avokati i Milaim Zekës beson se klienti i tij do të lirohet menjëherë pasi të skadon ndalimi prej 48 orëve dhe nuk do të ketë asnjë procedurë tjetër ndaj tij.

Në një prononcim për KosovaPress, Halilaj, beson se prokurori nuk do të kërkoj masë tjetër ndaj klientit të tij, meqë sipas tij, edhe nga provat dëshmohet se Zekën nuk e inkriminojnë fare në ndonjë vepër penale.

“Unë po besoj që prokurori nuk do të marr ndonjë veprim tjetër, mirëpo ky vendim sapo t’i vijë momenti që të kryhen 48 orë do të thotë pushon se ekzistuari sipas dispozitave ligjore, nuk do të bëjë ankesë tjetër. Unë pres të lirohet menjëherë pas skadimit të 48 orëve. Ne si avokat besojmë që nuk është e arsyeshme, as e nevojshme, as e domosdoshme që të ndërmerret ndonjë vendim tjetër”, tha Halilaj.

Halilaj thekson se klienti i tij Milaim Zeka, ka qenë vetiniciues i kësaj procedure penale për t’u sqaruar gjithçka dhe të jetë një pasqyrim i drejt nga organet e drejtësisë.

Ai thotë se tashmë në Policinë e Kosovës, Njësinë financiare, i kanë paraqitur faktet që tregojnë se Zeka nuk është i inkriminuar në ndonjë vepër penale.

Loading...