Azem Bejta me nuse

 

Mbrojtësi i majtë i Drenicës nga Skenderaj, Azem Bejta, feston tremujorin e martesës. Ai po ndihet shumë komod, por edhe ka një përgjegjësi më të madhe se para datës 19 gusht të këtij vitit, ditën kur i dha fund beqarisë. Futbollisti nga Skenderaj është martuar me Albulena Berishën. “Është një ndjen e veçantë kur feston tremujorin e martesës. Tash e tutje është një përgjegjësi edhe më e madhe”, tha Bejta.

“Bashkëshortja është e përkushtuar në kryerjen e fakultetit ekonomik, aktualisht nuk punon”, theksoi ai. Futbollisti tregon se ka mbështetjen e madhe nga nusja. “E kam përkrahjen e plotë të saj edhe pse kur luajë ajo ka emocione se mos po lëndohem. Ajo edhe në stadium është ndonjëherë por më shumë më shikon në televizion”, tregon Bejta.

Loading...