Boksieri i talentuar i KB Shkupi, Ardijan Azemi vazhdon shkëlqimin e tij në turneun ndërkombërar Nation’s Cup për junior në Vërbas të Vojvodinës (Serbi).

Ai në kategorinë +80 kg mposhti kazakistanezin Georgi Aushev dhe siguroi kualifikimin në luftën finale për medalje të artë.

Azemi në finalen e së dielës do të ndeshet me kazakistanezin Sabirgali Amanat.

“Boksieri i KB ‘Shkupi’, Ardijan Azemi pas fitoreve ndaj boksierëve nga Azerbajxhani dhe Kazakistani prapë do të ndeshet me boksier nga Kazakistani në finalen e turneut ndërkombëtar Nation’s Cup që po mbahet në Vërbas (Vojvodinë) Serbi, turne që është një ndër më te fortit në botë për junior, pasi që reprezentacioni i Kazakistanit kishte paraqitur dy boksierë në peshat e rënda. Në finale, Ardijani do të bokson prapë kundër kazakut tjetër Sabirgali Amanat, i cili dje fitoi në gjysmëfinale boksierin nga India Jugnoo. Forca Ardijan”, shkruan në profilin e tij në facebook, trajneri i tij Naser Haruni.

Loading...