Në qytetin rus Anapa është duke u zhvilluar kampionati europian në boks për junior. Dy boksierët e parë të Maqedonisë që dolën në ring, Alpaj Demirov dhe Eles Asanov, kanë pësuar humbje. Demirov humbi nga Zalis Ruslans i Lituanisë me ndërprerje të mjekut, kurse Asanov humbi me pikë nga David Kin.

Tani shpresa e vetme e Maqedonisë ka mbetur Ardijan Azemi në kategorinë +80kg.

Ai, të shtunën, do të përballet në cerekfinale kundër fituesit të mecit Timur Avudijan (Rusi) dhe Viljam Houv (Angli).

Në Rusi së bashku me boksierët është edhe nënkryetari i FBM-së, Faton Salihu. Ai thotë se Ardijani është në formë të mirë dhe pret paraqitje dinjitoze, edhe pse nuk do ta ketë lehtë.

“Ardijani Azemi është një perspektivë e madhe e boksit në Maqedoni. Në turnirin e fundit në të cilin morën pjesë 22 shtetë arriti deri në finale, ku kundërshtarët e tij ishin nga Azerbejxhani dhe Kazakistani. Ardijani është në formë të mirë dhe do të.mundohet që të jap maksimumin të fitojë këtë ndeshje, edhe pse nuk është e lehtë, pasi në Rusi të gjithë bokserët janë të mirë. Nëse fiton e siguron medaljen e bronztë”, deklaroi nga qyteti Anapa, Faton Salihu, fitues i fundit nga Maqedonia që ka fituar medalje të artë nga një europian i boksitë për të rinj, e ka fituar në vitin 1997.

Loading...