Azemi siguroi medaljen e bronztë në Serbi, të shtunën bokson për në finale

Boksieri i talentuar i KB Shkupi, Ardijan Azemi ka siguruar medaljen e bronztë në turneun e fuqishëm ndërkombëtarë “Kupa nacionale për junior” në Vërbas të Serbisë.

Reprezentuesi ynë në kategorinë +80kg festoi ndaj boksierit nga Azerbajxhami, Ahmad Ahmadov.

“Boksieri i KB Shkupi në peshat e rënda per junior Ardijan Azemi fitoj sonte kundër përfaqësuesit nga Azerbajxhani Ahmad Ahmadov dhe siguroi medaljen e bronztë, luftën e radhës e ka me reprezentuesin e Kazakistanit. Forca Ardijan”, ka shkruar në facbook trajneri i tij Naser Haruni.

Azemi të shtunën do të zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale kundër Aushev nga Kazakistani, dhe nëse triumfon atëherë të dielën do të luftojë për medalje të artë./lajm

Loading...