Kosovë-Shqipëri

Azemin’ja, gruaja shqiptare me mbulesë pronare e fabrikës me 20 punëtorë

Screenshot_20180213-195840

Në fabrikën e vet Azemine Kukaj-Kajoshi ka punësuar 13 gra dhe 6 burra.

Azemine Kukaj-Kajoshi është drejtoreshë e fabrikës së këpucëve “Go Long” në Drenas. Ajo thotë se e ka hapur këtë fabrikë me qëllim që të punësojë gratë të cilat janë të papuna.

Kukaj-Kajoshi që bart mbulesën, thotë se të gjitha gratë në Kosovë e kanë të vështirë punësimin.

Në fabrikën e vet ajo ka punësuar 13 gra dhe 6 burra.

Kajoshi ka thënë për Evropa e Lirë se hapja e kësaj fabrike do të ndihmojë gratë dhe vajzat të cilat nuk kanë mundësi materiale për shkollim.

Në Kosovë vetëm 12 për qind e grave janë të punësuara.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top