Nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) thonë se në rast të një amnistie të mundshme, atëherë ajo duhet të përfshijë edhe rastet tjera që janë të ndërlidhura me pushtetin e kaluar, e ku viktima apo të dënuar me burg janë shqiptarët.

“Konsiderojmë se të gjitha rastet e montuara të regjimit të kaluar të përfshihen në një ligj eventual të amnistisë. Siç e dimë shumë shqiptarë si në rastet ‘Sopoti’, ‘Alfa’, ‘Monstra’, ‘Kumanova’ dhe raste tjera më të vogla, janë si rezultat i proceseve të montuara nga regjimi i kaluar. Ata sot i kemi të dënuar me burgime të përjetshme, ndërsa opinioni nuk ka dëgjuar asnjë dëshmi të besueshme mbi fajësinë e tyre. Konsideroj se nëse mund të flitet për ndonjë amnisti, atëherë ajo patjetër që duhet të jetë gjithëpërfshirëse”, thotë Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët, duke shtuar se amnistia eventuale vetëm për 27 prillin është absolutisht e papranueshme, pasi kjo, sipas tij, do ishte precedentë që mund të përsëritej edhe në të ardhmen.

“Grupe të caktuara në periudha të caktuara në të ardhmen për një arsye apo motivi tjetër mund të ndërmarrin iniciativa të tilla për të sulmuar rendin kushtetuese. Në asnjë mënyrë nuk duhet të tolerohen mënyra anti-ligjore dhe organizime joformale për marrjen e pushtetit”, ka thënë tutje Aziri.

Loading...