Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi sot se edhe një vend tjetër do të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Unioni i Komoreve do ta tërheq sot njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan “B92”.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi sot se edhe një vend tjetër do të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se këtë do ta konfirmojë sot zyrtarisht.

“B92” shkruan se bëhet fjalë për Unionin e Komoreve që kishte njohur shtetësinë e Kosovës në maj të vitit 2009.

Unioni i Komoreve ndodhen në brigjet lindore të Afrikës në Oqeanin Indian.

Loading...