Babai e la jetime kur ishte 5 vjeçe, Semra gjatë gjithë jetës kujdeset për nënën e saj të sëmurë

Kjo është Semra. Ajo kujdeset për nënën e saj prej kur ka qenë e vogël.

Nëna e saj është e paralizuar, ndërsa e ka të dëmtuar edhe dëgjimin.

Babai i Semrës ndërroi jetë para 25 vjetëve, kur ajo kishte 5 vjet.

Prej atëherë e gjithë barra e familjes është mbi krahët e saj.

Ato jetojnë në kushte të vështira financiare, pasi nuk kanë të ardhura.

Semra thotë se dëshiron që të ketë një punë, por nuk po mundet ta gjej.

“Kujdesem për nënën time. Ajo merr ilaçe. Edhe unë përdor ilaçe, jemi tek i njëjti mjek amë, shkoj edhe tek psikologu, edhe atje më japin ilaçe. Duhet të shkoj në kontrolle. Duhet të shkoj edhe tek mjeku i syve për shkak se nuk mund të shoh larg”, tha Semra Jonuzovska.

Familja Jonuzovska deri tani ka ndërruar nëntë banesa, meqenëse nuk kanë të holla për ta paguar qiranë. Nënë e bijë druajnë se sërish mund largohen edhe nga banesa në të cilën po jetojnë tani.

“Nuk mundem të shpërngulem më. Ja të gjitha sendet po qëndrojnë kështu, nuk mund të lëviz e vetme”, tha Gylten Jonuzovska.

Nëna e Semrës, Gyltenja, thotë se njerëz human i sjellin ushqim, ndërsa qiranë e banesës e paguan nëna e saj e cila është 80 vjeçare.

“Ajo më ndihmon për të paguar qiranë, ndoshta edhe unë do të vdes para saj nuk dihet Zoti e dinë. Mandej nuk ka kush të më paguaj qiranë mandej do të mbetemi në rrugë.

Të them të drejtën, na kanë sjell ushqim këtë muaj. Muajin e kaluar nuk kisha ilaçe. Ai me shokët e tij shumë gjëra më ka ndihmuar” tha Nëna e Semrës, Gyltenja.

Ato qiranë e paguajnë 100 euro. Nëna e Semrës thotë se e ka shumë të vështirë, kur mendon se vajzës nuk mund t’i lë asgjë. Dy anëtaret e kësaj familje thonë se shpresat po i mbajnë tek personat human që presin tu dalin në ndihmë që të sigurojnë një kulm mbi kokë.

Loading...