Babai i Almirit kërkon burg të përjetshëm për Boban Iliqin (VIDEO)

Të mërkurën do të fillojë procesi gjyqësor për rastin e Almir Aliut i cili vdiq si pasojë e shtypjes me makinë nga Boban Iliq, pas një zënke banale midis tij dhe familjarëve të vogëlushit të ndjerë. Gjykatëse e lëndës është caktuar Maja Denkovska. Ndonëse seanca është caktuar, mbrojtja ende nuk ka pranuar analizën neuro-psikiatrike, të cilën e kishte kërkuar pas pretendimeve se i akuzuari për vrasje nuk ishte në gjendje normale psikike gjatë kryerjes së aktit. Babai 4 vjeçarit u ka bërë thirrje autoriteteve që vrasësi i djalit të tij të marrë dënimin maksimal, burg të përjetshëm, transmeton Alsat M.

Loading...