Babai i Irfan Lutfiut: Djali im është i pafajshëm, një dit e vërteta do të dalë në shesh

“Djali im është i pafajshëm, sado që të zgjas kjo, një ditë e vërteta do të del në shesh se djali im nuk ka asnjë lidhje me këtë rast. Le ta pyesin gjithë Maqedoninë dhe të gjithë do ta thonë të njëjtën” tha Liman Lutfiu, babai i Irfan Lutfiut i cili akuzohet se është i përfshirë në luftimet e 9 majit në “Lagjen e Trimave”, raporton SHENJA.

Edhe avokati mbrojtës Asmir Alispahiç pohoi se klienti i tij nuk ka lidhje me këtë ngjarje, këtë e dëshmon edhe fakti se ai i ka pyetur të gjithë të akuzuarit se a kanë kontaktuar me Irfan Lutfiun ose së paku a e njohin atë si person, që të gjithë thotë Alispahiç kanë thënë që asnjëherë nuk e kanë takuar një person të tillë.

Madje Alispahiç përmendi edhe video inçizimet, në të cilat Irfan Limani askund nuk duket se është dorëzuar së bashku me grupin. /SHENJA/

Loading...