Po të mos ishte Skënderbeu, babai i kombit shqiptar, sot, nuk do të kishte shqiptarë e as Shqipëri në Ballkan, kështu flet jo vetëm historia kombëtare shqiptare dhe e Shqipërisë, por edhe historia e Evropës dhe e Ballkanit. Mirëpo, këtë të vërtetë aksiomatike, nuk e pranon vetëm ai soj i vogël i fanatikëve fundamentalistë shqipfolës, që ndjehen turkofilë, grekofilë, serbofilë, sllavofilë, latinofilë, bizantionofilë etj.
Prof. Dr.Mehdi HYSENI
Vetëdija dhe ndërgjegjja e lartë kombëtare shqiptare, patriotizmi dhe lufta heroike disvjeçrae e kryetrimit legjendar gjithëkombëtar shqiptar, Skëndebut kundër sundimit të egër perandorak osamn, bëri që sot, të ketë shqiptarë dhe Shqipëri në Ballkan. Ndërkaq, pas vdekjes së tij, edhe pasardhësit e tij (me pushkë dhe me penë) brez pas brezi kanë ndjekur rrugën dhe veprën e tij historike kombëtare shqiptare, duke luftuar dhe, duke punuar pareshtur që shqiptarët të ruajnë kombin, gjuhën, traditat, kulturën dhe Shqipërinë e vet, ashtu si janë frymëzuar, edukuar dhe mësuar nga amaneti i pavdekshëm shekullor i Babait të tyre-Skënderbeu.

Kjo e vërtetë e pamohueshme, është dashur t’u thuhet studentëve nga profesori i tyre, Nexhmedin Spahiu, jo, ata, të lihen pa përgjigjje, duke ua ngatërruar mendjen se kombi shqiptar ka pasur “shumë baballarë” (të cilët, siç shkruan Nexhmedin Spahiu, “kanë kontribuar, kush më shumë e kush më pak në formimin e kombit shqiptar”). Kjo nuk mund të jetë e vërtetë, për faktin se, në qoftë se kombi shqiptar ka pasur aq “shumë baballarë”, atëherë, prova matematikore e tij, do të dalë e gabuar dhe e mjegulluar-një simbiozë multikombëtare, që do të kërkojë revidimin dhe retushimin e historisë dhe të identitetit derisotëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë, ashtu siç po kërkojnë Sali Berisha, Turqia, Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia etj.

As kombi e as shteti shqiptar, nuk janë produkte të shumë baballarëve. -Kjo është tezë injorante dhe antishqiptare!

Shikuar historikisht, nuk qëndron konstatimi se kombi shqiptar është fryt i shumë baballarëve, ashtu siç konsideron Nexhemedin Spahiu, sepse ai është një falsitet dhe një improvizim, i cili, assesi nuk mund të jetë i saktë dhe i pranueshëm, sepse çdo komb në botë ka vetëm NJË BABA, ashtu si edhe kombi shqiptar që ka SKËNDERBEUN, askë tjetër. Për më tepër, të gjithë trashëgimtarët-pasardhësit e Skënderbeut, janë djemtë, stërnipërit dhe nipërit e tij, ushtarët dhe luftëtarët e devtoshëm dhe të palodhshëm të çështjes kombëtare shqiptare dhe të Shqipërisë.

Pra, kush e njeh historinë kombëtare shqiptare, e di se Babai i Kombit Shqiptar, është Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, kurse themelues i shtetit të parë modern shqiptar, është Ismail Qemali. Kjo është e vërteta!

Pra, përpos GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT, të tjerë baballarë nuk njeh dhe, nuk ka as kombi shqiptar e as shteti shqiptar-Shqipëria Etnike.! Këtë të vërtetë duhet ta kenë të ditur edhe profesorët, edhe studentët e tyre…, si edhe të gjithë barinjtë shqiptarë.

Kjo është përgjigjja e saktë për profesorin Nexhmedin Spahiu dhe për studentët e tij kuriozë, që ende nuk kanë njohuri të mjaftueshme se kush është babai i vërtetë i kombit shqiptar dhe, themeluesi i shtetit shqiptar modern.

Pra, kjo, do të duhej të ishte përgjigjja pyetjes së studnetëve shqiptarë nga Nexhemedin Spahiut, jo të sfidoheshin dhe të liheshin në dilemë dhe, pa përgjigje të saktë nga profesori, i cili në komentin e tij, të publikuar në www.kosovapress.com të datës 23 gusht 2012, shkruan se “Përgjigjja në këtë pyetje është e vështirë. Shumë nga figurat historike i dhanë formë kombit shqiptar kush më shumë e kush më pak, por nuk mund të thuhet se ndonjëri ishte dominant në këtë punë.”!

Sipas këtij konstatimi naiv, del se kombi shqiptar nuk paska fare baba! – Kjo nuk është fare e vërtetë, por një provokim dhe spekulim sui generis, që përputhet plotësisht me gënjeshtrat dhe me manipulimet e tezave pseudoshkencore të historiografisë dhe të politikës falsifikatore serbomadhe antishqiptare.

Krahasimi kontradiktor

*** Derisa Nexhmedin Spahiu me “kombin kosovar” nuk e njeh kombin shqiptar, nuk është çudi që e mohon edhe babain e kombit shqiptar, Skënderbeun.

Për profesorin Nexhmedin Spahiu ka qenë e vështirë që t’i përgjigjej pyetjes së thjeshtë të studentëve se, kush është babai i kombit shqiptar, sepse atij, në vend të Skenderbeut, i kanë dalë edhe shumë baballarë të tjerë të kombit si: “Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Hasan Prishtina, Branko Merxhani, Gjergj Fishta……”.(wwww.kosovapress.com./23/08/212)!!!

Nuk ka asnjë dyshim se të gjitha këto figura të njohura dhe të ndritshme të historisë dhe të kulturës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, kanë meritat e tyre për formimin, për zhvillimin dhe për afirmimin e kombit shqiptar, por nuk mund të thuhet se ndonjëra prej tyre, ose të gjitha ato ishin “baballarë” të kombit shqiptar ngase kombi shqiptar veç e kishte babain e tyre Skënderbeun, para se të lindnin këto figura të shquara kombëtare shqiptare. Pra,si çdo komb tjetër në Evropë dhe në botë, që ka vetëm NJË BABA (jo shumë baballarë), ashtu edhe kombi shqiptar në Ballkan ka VETËM NJË BABA-SKËNDERBEUN.

Shumë thjesht, po t’i mungonte Skëbderbeut vetëdija dhe ndërgjegjja e lartë kombëtare shqiptare, ai nuk do të luftonte për shqiptarët dhe për Shqipërinë pellazgo-ilire-shqiptare, por për sulltanët mizorë të Perandorisë osmane. Pra, zgjimi i ndjenës dhe i vetëdijes kombëtare te shqiptarët fillon pikërisht nga periudha e largët e lavdishme historike e luftërave shkolonizuese çlirimitare kombëtare shqiptare të Skënderbeut.

-Esenca e “teorisë shkencore” të Nexhmedin Spahiut, se gjoja kombi shqiptar paskësha shumë baballarë:“Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Hasan Prishtina, Branko Merxhani, Gjergj Fishta……etj.”.(wwww.kosovapress.com./23/08/212), është kontradiktore, sepse bie ndesh me këtë tezë krahasuese të Nexhmedin Spahiut, kur thotë se: “Xhorxh Uashingtoni është baba i kombit amerikan, mbreti Gustav Vasa Ericson, baba i kombit suedez, Mahtama Gandi, baba i kombit indian, Ali Gjinah, babai i kombit pakistanez, Mustafa Kemal – Ataturku, babai i kombit turk”.( (//www.kosovapress.com/23/08/2012)/).

Pra, sipas këtij paragrafi të komentit të Nexhmedin Spahiut, qaratazi shihet se kombet e theksuara (amerikan, suedez, Indian, pakistanez dhe turk) kanë pasur vetëm nga NJË BABA, e, atëherë nga polli teza teorike kundërshtuese e Nexhmedin Spahiut se, kinëse kombi shqiptar paskësha aq shumë baballarë?! –
Fundja, duke pasur parasysh këtë kontradiktë, çfarë teoricioni, projektuesi a shkencëtari i formimit të një kombi, mund të jesh, kur bie në kundërshtim me vetëvetën. Në njërën anë, jusitifikon tezën se, çdo komb (sikurse ai “amerikan, indian, turk, pakistanez, sudedez”) ka një baba, kurse në anën tjetër, atypëraty, e demanton këtë tezë të qëndrueshme, duke pohuar se kombi shqiptar ka shumë baballarë, siç janë: “Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Hasan Prishtina, Branko Merxhani, Gjergj Fishta……”.(wwww.kosovapress.com./23/08/212)!?

Babai i “kombit kosovar” me shumë baballarë të tij, e ofendon dhe përçanë kombin shqiptar!

*** Nexhmedin Spahiu: “Baballarët e kombeve janë njerëzit që kanë autorësinë e projektit të kombit dhe njëkohësisht zbatues të projektit në pjesën më të madhe të tij.” (//www.kosovapress.com/23/08/2012)/).

Sipas këtij konstatimi diletant, po del se “kombi paskësha autorësinë e vet” (autorin dhe projektuesin e vet). Në rastin konkret, ndoshta, edhe Nexhmedin Spahiu është baba i “kombit kosovar” ngase është autor dhe projektues i tij ( ka shkruar dhe publikuar një libër për të), që do të thotë se, përkufizimi i tij, është ky : “shqiptarë, serbë, romë, turq, hashkalinjë, myslimanë boshnjakë, goranë, egjiptianë, kroatë, malazezë etj.”!?

Si duket kjo ka qenë arsyeja e tij spekuluese pse nuk ka ditur t’iu përgjigjet studentëve se kush është është babai i kombit shqiptar, (duke konsideruar se, sipas mendjeshkurtësisë së tij kombëtare dhe shkencore), kombi shqiptar ende nuk paskësha, autor, projektues dhe babain e vërtetë!

A ka më mjerim dhe më naivitet se, kur Nexhmedin Spahiu si profesor ka ditur, t’iu përgjigjet studentëve të tij se “Xhorxh Uashingtoni është baba i kombit amerikan, mbreti Gustav Vasa Ericson, baba i kombit suedez, Mahtama Gandi, baba i kombit indian, Ali Gjinah, babai i kombit pakistanez, Mustafa Kemal – Ataturku, babai i kombit turk”.( (//www.kosovapress.com/23/08/2012)/). Mirëpo, nuk ka ditur t’iu përgjigjet studentëve shqiptarë se kush është babai i kombit shqipatr?!

“Xhepurat argëtuese” të “arkitektit” të “kombit kosovar”!

Tanimë me shpikjen e “kombit kosovar”, Nexhmedin Spahiu ka dëshmuar se nuk e njeh as kombin shqiptar e as babain e tij Skënderbeu, sepse sipas përmbajtjes së përkufizimit të “kombit kosovar”, del se kombi shqiptar “ paskësha shumë baballarë”! –Mirëpo, kjo nuk është fare e vërtetë, por është vetëm një gënjeshtër, një floskulë politiko-propagandistike ( sa për t’i argëtuar të paditurit dhe, të paudhëzuarit) dhe, një provokim i keq dhe naiv, pa kurrfarë baze etike, profesionale, shkencore dhe kombëtare shqiptare mbase shqiptarët kanë vetëm një komb shqiptar dhe, një baba të tyre që quhet Skënderbeu, që e njeh gjithë Evropa. Kjo është e vërteta, jo i ashtuquajturi “kombi kosovar”, i cili nuk ka asnjë pikë takuese me kombin shqiptar, as me Shqipërinë Etnike pellazgo-ilire-shqiptare.

Mirëpo, pavarësisht se, çfarëdo të shkruajë, ose të thotë Nexhmedin Spahiu për kombin shqiptar dhe për Shqipërinë, nuk duhet të mirret si serioze, e vlefshme dhe e dobishme për interesin e përgjithshëm kombëtar shqiptar dhe për Shqipërinë Etnike, sepse ai është i preokupuar me “teoritë shkencore” të politikës ditore të “kombit kosovar”, konglomerat multietnik ky, i cili është asimetrik me kombin shqiptar.

Prandaj, nuk është fare befasi e as çudi sensacionale absurde që Nexhemdin Spahiu ende nuk e ditëka se BABAI i Kombit Shqiptar, është vetëm SKËNDERBEU, askush tjetër! Një mosdituri e tillë si duket paskësha qenë motivi kryesor i tij, që e ka hartuar projektin “kombi kosovar”(shqiptarë, romë, hashkalinj, serbë, turq, kroatë malazezë, egjiptianë, boshnjakë myslimanë, goranë etj.), i cili është ANTITETZË e KOMBIT SHQIPTAR.

Loading...