Babai i të arrestuarit për terrorizëm: Ne jemi duke vdekur për bukë, ai merret me këto

Samet Imishti nga fshati Rezhancë e Hanit të Elezit, nuk është i vetmi kosovar i cili u arrestua sot për terrorizëm. Edhe dy familjarët e tij, vëllai Ismail Imishti dhe nipi Mërgim Imishti kanë përfunduar në pranga nga aksioni i sotëm në Itali.

Express sot ka qëndruar në shtëpinë e tre të arrestuarave. Babai i tyre, i cili ende nuk është në dijeni për arrestimin e djalit tjetër dhe nipit të tij në Itali, thotë se është habitur nga arrestimi i djalit i Sametit.auto_1_1448990617-9673711448997114

“Ka qenë ora 06:00 e mëngjesit dhe vetëm kemi dëgju një zhurmë të madhe, ata kanë hy në shtëpinë time si me qenë policia e Serbisë”, ka thënë babai i të arrestuarave.

I pyetur nëse ai ka qenë në dijeni nëse djali i tij ka qenë i përfshirë në aktivitete të tilla, ai ka thënë se po ta dinte do ta dorëzonte atë tek autoritetet me duart e tij.

“Na jemi duke vdek për bukë, me pension timin jemi duke jetu, e ai të merret me gjëra të tilla. Më ka mbetur dera mbyllur, Sameti ka jetuar gati 20 vjet në Itali, por është kthyer para dy viteve, pasi s’ka pas më punë atje. Ai rrallë ka dal edhe deri në Han të Elezit”, ka thënë kryefamiljari.

Ai i ka thënë se gjatë aksionit, Policia i ka thyer dyert e shtëpisë dhe ka frikësuar familjarët e tij.

“Ky Papë do të jetë i fundit”, është dëgjuar në nga përgjime telefonike të këtij grupi.”Ne ndërhymë në një fazë të propagandës, para se ata të mund të jenë problem për zonën”, ka thënë para mediave italiane shefi i Policisë se Brescias. /Express

Loading...