Babai i vrasësit të Almirit në kryesinë e LSDM-së në Kumanovë. Del foto ekskluzive

Gazetari i Tv Alsat-M, Ardian Kerimi, ka publikuar një fotografi ekskluzive ku babai i Boban Iliqit, vrasësit të Almirit të vogël nga Kumanova, gjendet në zyrën e kryesisë së LSDM-së në Kumanovë.

Në këtë fotografi është edhe kryetari i degës së LSDM-së, Martin Kosotvski, si dhe përfaqësues tjerë të LSDM-së nga Kumanova.

Kjo fotografi si duket sqaron shkakun pse Boban Iliq kaloi me dënim aq të vogël dhe pse Prokuroria bëri gjithçka për të rikualifikuar veprën.

Këtë në njëfarë mënyre e nënkupton edhe teksti që gazetari Kerimi ka shkruar mbi foto: “A e keni të qartë? Babai i vrasësit, monstrës dhe terroristit Boban Iliq?”, ka shkruar Kerimi. /Fol/

Loading...