Babi im i dashur dhe i shtrenjtë ty të paskan vrarë

Ejup Berisha
Ejup Berisha

Ejup Berisha

Babi im i dashur dhe shumë i vlefshëm pas 24 vitesh të ikjes tënde nga kjo jetë dhe botë unë e kuptova të vërtetën e hidhur dhe të rëndë për tu kuptuar nga një njeri e ajo është se rrëzimi i aeroplanit ku ishe edhe ti në mesin e 114 personave tjerë në bord në muajin nëntor të vitit 1993 nuk paska qenë fatkeqsi ajrore por një vrasje me paramendim me skenar dhe rexhi të atyre që përher na kanë bërë keq neve si komb pra nga serbët.
E mua përher gjatë gjithë kësaj kohe diçka më thoshte se të kanë vrarë, jo vetëm ty por Babai im këta i kanë vrarë edhe 199 shqiptarë të tjerë. Pra këtë e paskan bërë siq thashë serbët të cilët nuk dine të bëjnë gjëra të mira dhe humane në këtë botë përpos se të shkatërrojnë, rrënojnë, rrahin, gjymtojnë dhe të vrasin. Këtë nuk e theme kot sepse serbët për shumë shekuj e dekada me radhë kanë vrarë shqiptar, por këta edhe sot vazhdojnë të vrasin dhe fatkeqsisht do të vazhdojnë akoma të vrasin shqiptar. I dashuri baba këta nuk ju vranë vetëm juve por edhe neve të gjithëve bashk me ju. Fatkeqsisht juve ju vranë në mënyrën më të rëndë më të vrazhdë dhe më të dhimbshme menjëher e ne që mbetëm të gjallë e pa juve në këtë botë po na vrasin dal ngadal. Ajo çfar është më e dhimbshme i dashuri baba ty të vranë atëher kur unë e kuptova esencën se çka do të thotë të keshë baba, me këtë këta mua ma këputën njërin krah por edhe fëmijëve të tjerë ua bënë këtë gjë shumë të tmerrshme. Këta pra vranë baballarë,nëna, vëllezër, motra dhe fëmijë tanë. Baba siç të thashë edhe më lartë gjithmonë kamë pasur bindjen se dikush ju vrau të gjithë juve udhëtarëve të aeroplanëve që u rrëzuan në rrethana misterioze në fillim dhe në fund të vitit të kobshëm dhe të zi 1993. Por unë gjatë kohë nuk e dija se kush ishte vrasësi yt dhe i tërë atyre udhëtarëve që u vranë atëher. As të atyre të muajit mars që niseshin për Zvicërr dhe të këtyre të cilët më 22 nëntor u nisën për në shtëpi ku viktimë ishe edhe ti babi im. Më kujtohet atë kohë se kisha parandjenja të këqija se do të ndodhte diçka shumë e keqe me ty dhe me ne sepse për një javë rrjesht më ushtonin veshët si aeroplan. Më kujtohet gjithashtu se kur të përcolla në Aeroportin e Gjenevës atë ditë të ftohtë të 22 nëntorit dhe kur të përqafova më kaploi një trishtim i madh sepse më shkoi ndërmend se nuk do të mund të të shihja kurrë më në këtë jetë. Dhe fatkeqsisht ky trishtim i imi në fund të ditës u bë realitet. Aeroplanin e rrëzuan në afërsi të Aeroportit të Ohrit, dhe ajo qka ishte më tragjike juve ju lane të digjeshit gjatë tërë natës në gërmadhat e aeroplanit të trishtueshëm dhe shumë të vjetër Rus Jakovlev 42. Por me këtë rast edhe ne na lanë që të digjemi në vaj e mërzi në shpirt gjatë tërë jetës. Ndërsa pas kësaj ngjarje këta vrasësit tanë me ne laujtën tërë këtë kohë sepse na interesonte shumë që ta dime se pse ndodhën këto fatkeqsi e këta shpirtligë e gjak prishur asnjëher nuk u dhanë përgjigje meritore pyetjeve tona. Pra pse ndodhën këto vrasje të frikshme dhe të tmerrshme. Por e vërteta fatmirësisht përher del në shesh dështën apo nuk deshtën vrasësit e viktimave të tyre. E vërteta apsolute thonë vonon por nuk mund të zhduket kurrë.
Pra edhe e vërteta që të vranë ty Baba vonoi plot 24 vite por nuk u zhduk asnjëher, e ajo po thotë se juve dhe neve na vranë serbët. Pra le ta dijë e gjithë bota mbarë se edhe sikur të bëheshin përpjekje që të fshihej dhe zhdukej e vërteta ajo do të dilte në sipërfaqe edhe pas 100 vitesh më vonë. E vërteta e hidhur babai im i shtrenjtë dhe shumë i vlefshëm është se ty ne dhe 199 udhëtarëve hallexhinj të tjerë shqiptar ju vranë pa u dhënë përgjigja pse.Pra pse e bënë këtë këta athua mos vallë kishin frikën se mos po i sulmoni me bomba këta njerëz shumë të këqij dhe shpirtligë. Por kjo është e pakuptimtë se ju nuk udhëtonit me aeroplan luftarak por me aeroplanë civil e këta të gjithë bota e dinë se nuk sulmojnë askend por bartin udhëtar prej një skaji në skajin tjetër të botës. Por njerëzit e këqij sulmojnë edhe kur nuk i ngacmon dhe sulmon askush. Këta këta e bëjnë nga zanati e jo nga inati. I dashuri Baba Zoti juve viktimave të dy fatkeqsive ajrore ju shpërbleftë me parajsë e vrasësit keqbërës le ti shpërblej me vdekje dhe zjarr ferri. I shtrenjti Baba mirupafshim në botën e tjetër sepse kjo botë është bërë shumë e vështirë sepse në të viteve të fundit ka shumë vuajtje, pikëllim, sfida dhe vështërsi të shumta si dhe trishtime pa kufi.

Loading...