Edita Durham : “Derisa shqiptarët nuk i dënojnë kriminelët dhe, nuk ua njohin meritat njëri-tjetrit, e kanë të vështirë ta ndërtojnë shtetin e së drejtës”.

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Pas përfundimtit të Luftës së Dytë Botërore (Maj 1945), më se 3 milionë shqiptarë me territoret e tyre autoktone përfunduan nën sundimin e egër kolonial pushtues të Jugoslalvisë të Titos dhe, më pas të Jugosllavisë (Serbia+Mali i Zi) të Slobodan Milosheviqit (Serbisë Malit të Zi dhe Maqedonisë). Mirëpo, luftëtari i paepur ADEM DEMAÇI ishte kryefigura e vetme më e guximshme dhe më e pakompromis, që asnjëherë nuk u pajtua dhe nuk pranoi shtypjen, terrorin dhe gjenocidin e këtyre serbo-jugosllavive mbi shqiptarët e Kosovës, të Preshevës, të Bujanocit, të Medvegjes, të Malësisë së Madhe dhe të Iliridës (1958-2018), por me të drejtë kërkonte liri dhe vetëvendosje të plotë për shqiptarët nën Jugosllavi, në mënyrë që të gëzonin liritë dhe të drejtat e barabarta me kombet e tjera, siç ishin serbët, kroatët, sllovenët, malazezët dhe sllavomaqedonët.

*** Edhe Madela i Kosovës, Adem Demaçi sikurse rilindësit tanë: Sami, Naim dhe Abdyl Frashëri, Vaso Pashë Shkodrani, At Gjergj Fishta, Ismail Qemali e shumë patriotë dhe atdhetarë të tjerë, tërë veprimatrinë e tij jetësore (1958-2018) e brumosi dhe e kurorëzoi me amanetin e pavdekshëm të SKËNDERBEUT : “PO TË JENI TË BASHKUAR, SHQIPËRIA ËSHTË E BËRË”.

Pikërisht, kjo ide dhe kjo vepër e pavdekshme shekullore për lirinë dhe për bashkimin e kombit shqiptar, edhe ADEM DEMAÇIN e bëri të PAVDEKSHËM për kombin shqiptar dhe për SHQIPËRINË ETNIKE.
Kjo ide që jetoi ndër reza, bëri që edhe ADEM DEMAÇI të pamundurën, ta bënte të mundur, sepse pranoi, që dergje, të vuante, të torturohej dhe të shkrihej si qiriu nëpër burgjet e Jugosllavisë , jo më pak se 28 vjet (1958-1990), vetëm për vetëm që një ditë Kosova ta fitonte lirinë dhe pavarësinë e saj. Dhe, kjo ndodhi më 17 shkurt 2008, Kosova fitoi lirinë dhe pavarësinë e vet, në saje të luftës së ushtarëve të UÇK-së së kryeideologut historik Adem Demaçi, ndihmuar nga Amerika dhe nga NATO-ja (24 Mars -10 Qershor 1999).

Vdekja e Demaçit, flamur i zi për gjithë kombin liridashës shqiptar dhe për bashkimin e SHQIPËRISË ETNIKE

Vërtet, në këto momente pikëlluese, kur i gjithë kombi shqiptar dhe Shqipëria Etnike janë në zi, në dhembje, në lotë e vajë, e kam të vështirë t’i gjej fjalët më të zgjedhura përkujtuese dhe më meritore për emrin dhe për veprën garndioze humane, kombëtare, patriotike dhe atdhetare të intelektualit, të shkrimtarit, të tribunit të shquar dhe të kryeideologut dhe të kryesimbolit historik të rezistencës popullore për çlirimin dhe për pavarësimin e Kosovës (1958-1990), ADEM DEMAÇI, i cili ndërroi jetë të Enjtën më 26 korrik 2018 në shtëpinë e tij në Prishtinë të Kosovës.

-Lajmi i hidhur për vdekjen e BACIT Adem Demaçi, i datës 26 korrik ( e Enjtë) të motmotit 2018, datë e zezë kjo për gjithë kombin shqiptar dhe Shqipërinë Etnike, pa dyshim se më goditi thell në shpirt edhe mua si çdo shqiptar, që e kishte në zemër emrin, veprën, rrugën e dritës, të lirisë, të bashkimit kombëtar, idealin, sakrificën, dashurinë dhe respektin jetësor për këtë vigan, për këtë hero, për këtë luftëtar të guximshëm për të drjetat dhe liritë kombëtare të shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trojet e SHQIPËRISË ETNIKE (Çamëri, Iliridë, Anamoravë deri te Molla e Kuqe në Nish, Malësi e Madhe-Ulqin, Plavë, Guci, Hot, Grudë, Triesh, Tuz e deri në Podgoricë). Ky ishte preokupimi jetësor i zemrës, i bindjes, i besimit, i dashurisë, i devotshmërisë dhe i veprës së madhe të pavdekshme , që me gjak e shkroi 28 vjet rresht në terrinën e qelive të burgjeve famëkeqe të Jugosllavisë (1958 -1990) ia përkushtoi lirisë së Kosovës dhe bashkimit të saj me pjesët e tjera iliro-shqiptare të SHQIPËRISË ETNIKE.

Shuarja e luftëtarit të paepur dhe e heroit të Kosovës, Adem Demaçi, ( i burgosur, i torturuar dhe i dënuar 28-vjet nëpër kazamatet famëkeqe të Serbo-Jugosllavisë, 1958-1990), ashtu sikurse (i burgosuri 30-vjeçar për të drejtat dhe liritë e njeriut, Nelson Mandela i Afrikës Jugore) ideolog, frymëzues dhe e simboli historik i rezistencës popullore për liri, për pavarësi dhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë Etnike (1958 -2018), vërtet, është ditë e zezë dhe humbje e madhe për gjithë Kombin Shqiptar dhe për SHQIPËRINË ETNIKE.

Mirëpo, jo edhe për ato fosile politike, të cilat direkt dhe indirekt kanë luftuar fshehurazi dhe haptazi për izolimin nga skena politike e Kosovës të BACËS ADEM DEMAÇI-MANDELËS së Kosovës (1990-2018), nuk kanë nevojë , që sot, post festum pas vdekjes së tij, të derdhin lotë krokodili, as të shpallin e as të mbajnë zi për të, sepse janë fajtorët kryesorë para historisë gjithëkombëtare shqiptare, para popullit dhe para gjithë botës, që kryidelogut dhe kryeveprimtarit të çlirimit dhe të pavarësisë së Kosovës, ADEM DEMAÇI (duke përdorur çelësin e Serbisë pushtueseia)ia mbyllën portat e Presidencës, të Parlamentit dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës (1990-2018).
Për këtë padrejtësi ndaj SIMBOLIT HISTORIK, POLITIK, KOMBËTAR, DHE DEMOKRATIK, ADEM DEMAÇI, PATA SHKRUAR DISA HERË RRESHT, mirëpo forcat politike reaksionare despotike, nepotiste, korrupcioniste, sektariste, oportuniste, klanore dhe burokratike në pushtet (të cilat sot kanë shpallur 3 ditë zie për vdekjen e tij), nuk krijuan asnj shans, që BACA ADEM DEMAÇI të ishte pjesë e qeverisë, e paralamentit ose e presidencës së Kosovës (1990-2018).

Vetëm krokodilat, që sot janë “zhgrehur në vajë”, për shkak të luftës për pushtet, ia mohuan meritat dhe veprën jetësore patriotike të Adem Demaçit.

-Është turp, mjerim, skandal, paradoks dhe iracionalizëm, kur armiqtë politikë shpallin ditë zie për MANDELEN e Kosovës, ADEM DEMAÇI, të cilin e margjinalizuan nga skena politiko-shtetërore e Kosovës, JO më pak se 28 vjet (1990-2018), aq sa ishte edhe i burgosur dhe i dënuar politik në kazamatet fashiste të Jugosllavisë (1958-1990).

-Ja, ky është shkëliqimi i rremë i ndërgjegjës së kalbur njerëzore, patriotike dhe demokratike të “vajtuesve” të sotëm politikë të ADEM DEMAÇIT në Kosovë.

Nuk ka asnjë dyshim se bojkotimi, izolimi dhe margjinalizimi i këtillë kuisling petenist dhe vishist fashist, primitiv, provincialist, antiqytetëruese, antievropian dhe antidemokratik ishin BURGU I DYTË SHTËPIAK NË “LIRI” PËR HEROIN E KOSOVËS, ADEM DEMAÇI-MANDELA I KOSOVËS (1990-2018), sepse iu MOHUA e drejta dhe meritat e tij, që të ishte PRESIDENT, KYREMINISTËR, KRYEPARALAMENTAR APO DEPUTET I KOSOVËS (MBASE 28 vjet burg kishte investuar, që të ishte në BALLË TË POLITIKËS DHE TË SHTETIT TË KOSOVËS), ashtu siç kishte pohuar me plot të drejtë Akademiku ynë i shquar Rexhep QOSJA në përkujtesën e tij comprehensive , në shenjë lamtumire të fundit nga BACA ADEM DEMAÇI.

Evropa ia njohu meritat BACËS ADEM DEMAÇI, por, jo edhe “elita politike” shkatërrimtare e Kosovës !

Këtë e dëshmoi edhe ndarja e “ÇMIMIT SAHAROV” ADEM DEMAÇIT nga Parlamenti i Evropës për sakrificën, për kontributin dhe për meritat e patjetërsueshme për të drejtat dhe liritë e njeriut (1991).

Sa më sipër, ideja, lufta, sakrifica ,ideali, kontributi, patriotizmi, meritat dhe dashuria për çlirimin dhe për bashkimin e të gjitha territoreve të kolonizuara shqiptare brenda kufijve natyralë të SHQIPËRISË ETNIKE ( që dikur, e , edhe sot, ende nodhen nën Jugosllavi dhe nën Greqi), BACËN ADEM e bëjnë të pavdekshëm edhe për brezat e sotëm dhe ata të nesërmë, sepse BACA ADEM ishte ABETARJA edukimit dhe e arsimimit të ngritjes dhe të zgjimit të vetëdijes kombëtare dhe patriotike shqiptare.

Pra, me gjithë mllefin dhe urrjetjen patologjike antihumane, anticivilizuese dhe antikombëtare të oponentëve fashistë reaksionarë, që “luftën” dhe “politikën” e ndyrë e bënë për pushtet dhe për pasuri, me qëllim të keq dhe katran të fundmë, që ta ndryshojnë historinë e re të Kosovës, të dalë nga gjaku i patharë të luftëtarëve dëshmorë dhe heronjë me në krye idelogun e tyre historik, ADEM DEMAÇI dhe me komandantin historic DEM JASHARI, EMRI DHE VEPRA E NDRITSHME EMBLEMATIKE E ADEM DEMAÇIT-MANDELES SË KOSOVËS, ËSHTË E PAVDEKSHME, ËSHTË FANAR DHE ABETARE E TË GJITHË BREZAVE SHQIPTARË QË E NDIEJNË VETËN SHQIPTARË, SIÇ THOSHTE KRYEMINISTRI I PARË I QEVERISË SË SHQIPËRISË ETNIKE, I MADHI YNË ISAMAIL QEMALI (1912).

Loading...