Klubi i futbollit Shkupi ndeshjen e tij do ta luaj si nikoqirë në Tetovë, ditën e diel. Në këtë takim do të debutoj trajneri Zekirja Ramadani, i cili vjen në vend të Ardian Nuhiut.

Futbollisti me përvojë Muharem Bajrami deklaroi se çdo rezultat tjetër përveç fitores kundër fenerxhiut do të dështim për ta.

“Sigurisht se ekipi i ‘Skopje’-s në këtë stinor pranveror po luan shumë mirë, ku ka arritur një fitore dhe katër barazime. Kjo flet për seriozitetin që ka ‘Skopje’, pa marrë parasysh se është në pozitën e fundit. Ne si skuadër për momentin jemi në pozitën e katërt dhe shpresojmë se Shkëndija do të fitojë edhe titullin e Kupës, që do t’i mundësojë pozitës së katërt automatikisht dalje në Evropë. Prandaj ne në ndeshjen kundër ‘Skopjes’ duhet të arrijmë fitore, pasi çdo rezultat tjetër do të ishte dështim”, theksoi Bajrami.

Ndeshjet, java e 24-t
E shtunë, ora 14:00

Akademija Pandev-Pelister
Vardar-Renova
Shkëndija-Sileks
Pobeda-Rabotnicki

e diel, ora 14:00
Shkupi-Sileks

Renditja;
Shkëndija                 59
Vardar                       43
Sileks                        36
Shkupi                      29
Rabotnicki                28
Akademija Pandev 28
Renova                     25
Pobeda                      22
Pelister                      21
Skopje                       17

Loading...