Mr. Donika Bakiu

Ne mund të themi se jetojmë në epokën digjitale dhe shumica lexojnë libra ‘’online’’, por leximi i librave të shtypur është shumë më e mirë se ajo ‘’online’’. Librat që lexojnë të rinjtë – sa të kapshëm janë ata – a arrijnë t’i kuptojnë ?Për të parë se çfarë po lexojnë, kam kryer një studim me nxënës të shkollave fillore. të mesme dhe studentë.Kur ata janë në shkollën fillore, fëmijët lexojnë libra që me të vërtetë i sfidojnë ata , zakonisht lexojnë lektyrat që u jep mësuesja ose rrallë ka nxënës që lexon më shumë libra sepse kanë ndikim nga interneti.

Nxënësit e shkollave të mesme kanë tendencë të lexojnë libra, të cilat gjithashtu lexohen nga nxënësit e klasave të larta. Kjo sugjeron që nxënësit e shkollave të mesme nuk po e sfidojnë veten e tyre mjaftueshëm – dhe kuptimi i tyre i leximit ndoshta po vuan si rezultat se më shumë harxhojnë kohën e tyre në internet se sa të lexojnë libër të shtypur.Nxënësit duhet të sfidojnë njëri-tjetrin për të lexuar libra .Të rriturit mund t’u ndihmojnë duke u rekomanduar tituj të ndryshëm të librave. Era e letrës së një libri nuk mund të krahasohen kurrë me shtypjen e një butoni .Pyetja është e qartë: a lexojnë të rinjtë dhe nëse jo, çfarë do ti inkurajojë ata që të marrin një libër?Një anketues thotë jam e pasionuar për të lexuar libra, jo vetëm të lexoj në aplikacion në smartfon’’.

Më së shumti adoleshentë, dokumentojnë përvojat e tyre të leximit përmes celularit dhe laptopit, duke rekomanduar leximin dhe vendosjen e tyre në mënyrë mbresëlënëse. Sa të rinjtë i vizitojnë bibliotekat? Nxënësit më shumë i vizitojnë bibliotekat me prindërit e tyre duke kërkuar atë libër që ua ka rekomanduar mësuesja në shkollë, nxënësit e shkollave mesme shkojnë dhe kërkojnë atë që ua kërkojnë profesorët dhe studentët atë që ua kërkojnë profesorët. Të rinjtë a marrin ndihmë nga një punonjës biblioteke? Shumë rrallë , zakonisht kërkojnë vetëm atë libër që ju duhet , nuk kërkojnë ndihmë nga punonjësit e bibliotekës.Një grup studentësh thanë se ndalen nga biblioteka rreth një herë në javë për të lexuar libra dhe thanë: “Është një mënyrë e mrekullueshme të kalosh kohë duke lexuar në bibliotekë”. Përfundimisht, ata që zotërojnë lexuesit e librave elektronikë dhe smartfone kanë më shumë gjasa që të tjerët të thonë se vështirë se ndonjëherë ose kurrë nuk marrin ndihmë nga punonjësit e bibliotekave.

Loading...