Bekim Balaj foli për mikrofonin e “RTSH” pas ndeshjes ku shprehu keqardhje për rastet e humbura.

bandicam 2018-09-10 23-20-14-121

Pse gjithnjë i vetëm në sulm?

Mendoj që nga fillimi i ndeshjes e dinim që Skocia do të ishte agrasive. U munduam ta kontrollonim lojën. Pjesa e parë u mbyll 0-0. Të ruanim rezultatin dhe të provonim të rrezikonim. Pjesën e dytë kishim rastet shumë të mira, duhet ti shfrytëzoja në mënyrë tjetër. Nuk arrita të shënoj. Kjo gjë na penalizoi. Ndeshja mund të kishte marrë rrjedhën tjetër, po të shënoja.

Trajneri tha vimë për të fituar, ndërkohë që goditjen e parë e bëtë në 51-të?

Fitohet edhe në këtë mënyrë. Nuk arritëm të mbronim dhe të kundërsulmonim. Duhet të krijonim akoma më shumë raste për të fituar.

Ku mendon që vete Shqipëria?

Jemi në pozicion të mirë, pavarësisht humbjes së sotme. Do luajmë në Izrael për pikë. Ndeshja në Shqipëri me Skocinë do të jetë ndeshje që do përcaktojë kokën e grupit.

E ndjen të nevojshme të kesh një mbështes në sulm?

Gjithmonë është e nevojshme kur ke një afër. Skocezët bërën një markim të rreptë. Nuk zgjedh unë kush do jetë afër meje.

Loading...