Bale, ende në radar të Manchester Unitedit

Bale

Manchester United duket se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga Gareth Bale. Mister 100-milionëshi mbetet ende në radar të “Djajve të Kuq”, të cilët e donin atë që nga koha kur ishte pjesë e Tottenhamit, para se të transferohej në Real Madrid.

Për këtë është i bindur tabloidi britanik “Sunday Mirror”, sipas së cilit, menaxheri i klubit nga “Old Traffordi”, Louis van Gaal”, po e përgatit një ofertë të re për përfaqësuesin uellsian, në tentim për t’i bindur “Los Blancos” që ta shesin yllin e tyre.

Trajneri i ri i Realit, Rafael Benitez, e konsideron të rëndësishëm lojtarin e krahut, por deri në fund të gushtit mund të ndodh gjithçka. /Zëri/

Loading...