Ismail Morina, “njeriu i dronit” që kërkohet nga Serbia, ka nisur një kërkesë për të përfituar azil politik në shtetin kroat.

Kjo mendohet se është e vetmja lëvizje që mund ta shpëtonte Ballistin nga ekstradimi në Serbi.

Darko Butigan, avokat i Morinës, i tha “BIRN” të hënën se klienti i tij ka aplikuar për azil në Kroaci pasi mendon se nuk do të ketë një gjyq të ndershëm ndaj tij në Serbi.

Pasi një gjykatë në Dubrovnik të Kroacisë vendosi për ekstradimin e tij në Serbi, Butigan apeloi çështjen në Gjykatën Supreme.

Kjo e fundit nuk ka ndonjë afat të paracaktuar se kur duhet të vendosë.

Zakonisht duhen dy deri në tre muaj për të marrë një vendim, por kërkesa për azil do e shtyjë ekstradimin për një periudhë mes gjashtë deri në dhjetë muaj,” tha Butigan.

Pasi të vendosë Gjykata Supreme, çështja i kalon ministrit të Drejtësisë.

Loading...