Ballistët nuk luftuan kundër hebrenjve

Dr.sc. Ilmi Veliu,
drejtor i Muzeut të Kërçovës

Shqiptarët që ishin me organizatën e Ballit Kombëtarë dhe të ndihmuar nga Musolini e Hitleri, luftonin komunizmin sllavorus dhe asnjëherë në asnjë moment nuk kan pasur ndonjë përballje apo konflikt me hebrenjtë . Si që është vërtetuar me dokumente e fakte të shumta, të gjithë shqiptarët, anembanë tokave shqiptare, ju kanë dalë në ndihmë hebrenjve dhe asnjë nga ata në asnjë rast nuk është dorëzuar tek gjermanët,që ata pastaj ti deportonin drejt kampeve Auchvic, Treblinka,etj.
Që për masën e gjerë shqiptare të jam më i qartë, do të fillojmë nga e para. Kur ushtria osmane më 1371 te Marica dhe më 1389 në Fushë Kosovë, luftuan kundër mbretërisë famëkeqe serbe të Car Dushanit, shqiptarët e ngratë, që kishin hiekur të zitë e ullirit nën Car Dushanin dhe kodin e tij famëkeq, u gëzuan disi dhe u qeshi fytyra, duke menduar e shpresuar se pushtuesi që po vinte nga Anadolli do të ishte pakës më i butë dhe më liberal se sa që ishte Serbia e Dushanit dhe Kral Millutinit.
Pas shkatërrimit të perandorisë së Anadollit dhe tërheqjes së pushtetit osman nga Ballkani, shqiptarët të mbetur në mesin e shteteve sllave të Ballkanit,që bënin plane për ti zhdukur shqiptarët, ata i kthyen sytë drejt mbretërisë Austrohungareze, duke shpresuar se vetëm ajo fuqi evropiane do ti shpëtonte nga Serbia, Bullgaria e Mali Zi, të cilat shtete kishin formuar njëfarë ,,Lidhje Ballkanike,, e që në plan të pare kishin zhdukjen e farës shqiptare nga Ballkani.
Edhe gjatë Luftës së I Botërore 1914-1918, shqiptarët ishin në anën e Austrohungarisë, sepse edhe mbreti i Gjermanisë në atë kohë kishte thënë se emri Shqipëri është emër i ndonjë mali në Ballkan dhe se popull shqiptarë asnjëherë nuk ka ekzistuar dhe as sot nuk ekziston.
Pas Luftës së I Botërore, pasi u shkatërrua Austrohungaria dhe me ndihmën e Anglisë e Francës, shtete evropiane, e që ishin të detyruara nga Rusia ti përkrahnin sllavët e Ballkanit, u vendos që më shumë se gjysma e trojeve arbërore të mbeteshin të pushtuara nga Greqia, Serbia e Mali i Zi. Këta shtete slave ballkanike gjithmonë ndihmoheshin dhe përkraheshin nga ,,nëna Rusi,, kurse shqiptarët e ngratë, populli më i vjetër i Ballkanit dhe Evropës, ishin jetimë dhe nuk kishin as nënë e as baba për tu dalur zot.
Me fillimin e Luftës II Botërore, Hitleri e Musolini e sulmuan dhe e shkatërruan hasmin më të madh të shqiptarëve, mbretërinë serbe të kralit serb-Petar, e cila mbretëri, numër të madh të shqiptarëve i kishte vrarë e numër të madh i kishte shpallur si turq dhe i kishte përzënë drejt Anadollit. Shqiptarët e ngratë drejtuan sytë drejt qiellit dhe pyetën me zë të lartë se kundër kujt luftonin Hitleri e Musolini ???? Dhe kur kuptuan se ata e kishin shkatërruar hasmin shekullorë të shqiptarëve – mbretërinë serbe, shqiptarët thanë se do të jenë në anën gjermane dhe se me ndihmën e tyre do të arrinin ti bashkonin të gjitha trojet arbërore dhe ta formonin Shqipërinë Etnike që e kishin ëndërruar ndër shekuj.
Pikërisht në këtë kohë edhe sllavomaqedonët që Serbia i llogariste si serbë të jugut dhe territorin e tyre e kishte quajtur ,,Juzhna Serbija,, iu bashkuan ushtrisë bullgare me planin qe edhe territori i tyre, Maqedonia e sotme lindore ti bashkohej Bullgarisë dhe te krijohej Bullgaria e Madhe.
Kur Serbia me Titon e Rankoviqin i kuptuan planet shqiptare e sllavomaqedonase, se planifikonin që njëra pale ti bashkohej Shqipërisë dhe tjetra Bullgarisë, të përkrahur edhe nga Rusia nënë, dërguan në Maqedoni e Shqipëri tre agjentët e specializuar serbë që do të punonin kundra interesave shqiptare e maqedono-bullgare dhe ne dobi te interesave serbe.
Agjentët sekret të emëruar edhe me emra shqiptarësh ishin Dushan Mugosha, Milladin Popoviq dhe Vukmanoviq tempo. Këta shpallën themelimin e Partisë Komuniste edhe në Shqipëri e në Maqedoni, dhe gjatë gjithë luftës mbetën në Shqipëri duke i përçarë shqiptarët dhe bindur që ata të vrisnin njëri-tjetrin.
Shqiptarët e gjorë, që sot në të gjitha trojet shqiptare i kanë mbi njëmijë parti, në atë kohë,të ndihmuar edhe nga agjentët serbë, të përçarë e të copëtuar, kishin formuar dhjetë parti apo organizata politike.
1.Partija Komuniste,
2.Partia e Ballit Kombëtar
3.Partia e Ballit Agrarë
4.Partia Zogiste
5.Legaliteti (poashtu zogiste)
6.Lidhja e Prizrenit
7.Lidhja e Dytë e Prizrenit
8.Partia EN-DE-SHe (Nacional demokrat Shqiptare)
9.Partia Nacionaliste Shqiptare (poashtu balliste)
10.Partia për Bashkimin e Trojeve Shqiptare.
Sipas dëshmive që na ka lënë agjenti anglez, e që ka vepruar në Shqipëri në atë kohë, me emrin Higeralld, tregon se Anglia po edhe shtetet tjera evropjane që i frikoheshin komunizmit rus, tentuan ti bindnin shqiptarët dhe shumë herë u propozuan dhe i lutën që të bashkoheshin e merreshin vesh për formimin dhe shpalljen e një shteti demokratik parlamentar, me një qeveri të përbashkët demokratike e që do të ishte shtet demokratik, si që mbeti Greqia dhe jo shtet komunist nën komandën Jugosllavo-ruse.
Por shqiptarët si shqiptarë, krerët e të cilëve u takuan disa here me radhë dhe në asnjë moment asnjëra parti apo organizatë nuk lëshoi pe e që të merreshin vesh dhe të bashkoheshin për shpalljen e një shteti shqiptarë me një qeveri parlamentare demokratike. Kaloi një kohë e gjatë dhe partitë apo organizatat shqiptare nuk mundën te pajtoheshin e të merreshin vesh se cili do të udhëhiqte me shtetin e përbashkët shqiptarë që do të krijohej. Kur e panë këtë situate anglezët mbetën pa fjalë dhe ngritën duart, duke ju thënë shqiptarëve ,,thefshi qafën,,. Shqiptarëve qe kishin qenë në partitë tjera e që kishin qenë kundër Partisë Komuniste, anglezët u propozuan qe të iknin për në Greqi dhe ata pastaj atje do tu ndihmonin qe të shkonin ne cilin shtet te Evropës te donin. Më vonë këtë premtim Anglia edhe e plotësoi.
Të gjithë ata shqiptarë antikomunistë që ishin kundër komunizmit e që ikën për në Greqi, patën fatin që në fillim të strehoheshin në Greqi, pastaj në Turqi e Itali dhe më vonë të strehoheshin edhe në shtetet tjera evropiane, po edhe në Amerikë.
Në vitin 1979 pata fatin të shkoj në Amerikë dhe atje të takoj numër të madh shqiptarësh antikomunistë që në atë kohë kishin ikur për në Greqi dhe pastaj kishin dalë në Amerikë. Disa nga ata më quanin ,,titist,, e disa më quanin ,,enverist,,. Edhe atje,në atë kohë ata nuk ishin të një mendimi dhe nuk ishin të bashkuar në një organizatë politike por në më shumë prej tyre, dhe mbanin lidhje me te njëjtat organizata shqiptare antikomuniste që gjendeshin e vepronin edhe në Evropë.
Shqiptarët në të gjitha trojet, historikisht mundemi ti ndajmë në dy grupe politike apo ideologjike; grupi i pare ishin komunistët e Titos dhe të Enverit dhe grupi i dytë-Antikomunistët të ndarë në grupime dhe organizata të ndryshme politike, si që i përmendëm më lartë.
Në të kaluarën, shumë historianë shqiptarë, të ndikuar nga komunizmi, gjatë shkrimeve që kanë bërë, nuk janë nisura nga e kaluara e dhimbshme shqiptare dhe tradhtitë e kërcënimet që shqiptarët i kan pasur nga fqinjët e tyre sllavo-rus, por vazhdimisht, partitë dhe organizatat antikomuniste shqiptare i kan quajtur si nazifashiste dhe kollaboracioniste.
Mendimi im eshtë se, historianët shqiptarë, gjatë shkrimeve dhe botimeve të librave historike, janë të detyruar ta pranojnë faktin se populli shqiptar dhe partitë e organizatat e tyre antisllave e atikomuniste, për ta luftuar komunizmin ruso-serb, ishin të detyruar të kërkonin ndihmën e dikujt, dhe ata nuk do të mund të kërkonin ndihmë nga grekët e bullgarët që poashtu ishin antishqiptarë dhe në anën e Rusisë komuniste.
Ka pasur antikomunistë edhe në Serbi e Kroaci por edhe ata mbetën në pakicë dhe u vranë e zhdukën nga komunistët.
Pra ne shqiptarët në përgjithësi e sidomos historianët nga të gjitha trojet shqiptare, nuk guxojmë ti quajmë kolaboracionistë e fashistë shqiptarët dhe organizatat e tyre antikomuniste që gjatë periudhës 1940-45,me ndihmën e Duqes e Hitlerit, arritën ti bashkonin te gjitha trojet shqiptare në një shtet dhe te shpallnin Shqipërinë etnike të bashkuar, e cila asnjëherë nuk kishte qenë e tillë dhe nuk mundi te behej deri me sot.
Gjatë Luftës së II Botërore, kur Gjermania e shkatërroi mbretërinë serbe dhe i shpëtoi shqiptarët nga kthetrat e radikalëve serbë, shqiptarët e mirëpritën dhe i thanë mirë se erdhe Hitlerit. Pra shqiptarët e mjerë dhe jetimë, të rrethuar nga sllavët në të katër anët, në fillim gati se 90% ishin antikomunistë dhe nuk kishin rrugëdalje tjetër pos që të kërkonin dhe ta mirëpritnin ndihmën nga Duqja e Hitleri.
Shqiptarët antikomunistë nuk pranuan të bashkëpunonin dhe të kërkonin ndihmë nga gjermanët për interesa të nazifashizmit por bashkëpunuan dhe kërkuan ndihmë nga ata për interesat e veta kombëtare.
Shqiptarët antikomunistë, edhe pse bashkëpunonin me gjermanë e italianë dhe merrnin ndihma në armatime e municione, ata asnjëherë në asnjë moment nuk e dorëzuan asnjë hebre, por i pranuan dhe i fshehën në shtëpitë e tyre,deri në fund të luftës dhe ne nuk mundemi e as guxojmë të pohojmë se ballistët iu kundërvunë dhe i dëmtuan hebrenjtë. Këtë fakt e kanë pranuar dhe vërtetuar edhe vetë hebrenjtë me deklaratat dhe shkrimet e tyre të shumta.
Edhe gjatë luftës së fundit të vitit 1998, Kosovën e shpëtoi ushtria evropjano-amerikane e Natos. Edhe sot e këtë ditë amerikanët e mbajnë gjallë dhe e mbrojnë Kosovën nga Serbia e Mali i Zi. Serbët me plotë të drejtë munden ti quaj kolaboracionistë kosovarët dhe ushtarët e UÇK, qe e mirëpritën dhe iu bashkuan armatës amerikane, por ne historianët shqiptarë po dhe shqiptarët tjerë që gjinden në trojet shqiptare jashta Kosovës, në bazë të fakteve dhe argumenteve që kimi, jemi të detyruar dhe nuk kimi teori tjetër përveq se amerikanët ti quajmë heronj dhe shpëtimtarë të Kosovës.
Do ta përsëris edhe njëherë se ne historianët shqiptarë të ditëve tona, duke i analizuar dhe kuptuar rrethanat në të cilat janë gjetur shqiptarët në kohën e Duqes dhe Hitlerit, pastaj 55 vjetë më vonë, në kohën e Klintonit dhe të Merkellit, nuk mundemi dhe nuk guxojmë ti quajmë nazifashistë e kolaboracionistë as shqiptarët që bashkëpunuan dhe kërkuan ndihmë nga Hitleri e Duqe e as shqiptarët që bashkëpunuan dhe kerkuan ndihmë nga Klinton e Merkell.
Ballistët, zogistët, endeshe-istët kanë luftuar kundër komunistëve ruso-jugosllav dhe jo kundër komunistëve shqiptare dhe hebrenjve. Është mirë ta pranosh gabimin dhe të kërkosh falje nga Balli Kombëtarë, Balli Agrarë, Legaliteti, NDSH-ja,etj…….

Loading...