Ballkani vatër e një krize të re?

Ballkani mund ta përgatitë terrenin për krizën e ardhshme evropiane, vlerëson gazeta “Dello” në botimin e djeshëm, duke e komentuar kontestin midis Serbisë dhe Maqedonisë.

Gazeta vlerëson se vendimi i Beogradit për tërheqjen e personelit të Ambasadës së Serbisë në Shkup paraqet edhe tentativë për presion të Serbisë ndaj Maqedonisë që të votojë kundër pranimit të Kosovës në UNESKO.

“Dello”, siç transmeton Tanjug-u, konstaton se Serbia dhe Maqedonia kanë qëndrime të ndryshme lidhur me çështjen shqiptare. Derisa në Maqedoni është mundësuar që shqiptarët të marrin pjesë edhe në krijimin e politikës së brendshme dhe të jashtme të vendit, në Serbi kërkohet aneksim i Kosovës ose ndarje e gjithçkaje që është serbe apo shqiptare në Kosovë.

Gazeta citon se Serbia, si aleat tradicional i Rusisë në Ballkan, me siguri “përpiqet që të ndihmojë Moskën në përpjekjet e saj që të pengohet tërë rajoni të hyjë në BE dhe në NATO.
“Pas tentimit të pasuksesshëm për grusht shtet me qëllim që të pengohet hyrja e Malit të Zi në NATO, objektivi i ri i Rusisë është Maqedonia”, konfirmoi “Dello”.

Gazeta përmend se Maqedonia i ka intensifikuar marrëdhëniet me SHBA-në, me qëllim që vitin e ardhshëm të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

Loading...