Ballkanikët me mentalitet afrikan nuk kanë të drejtë ta festojnë ditën e Europës

Ejup Berisha
Ejup Berisha

Ejup Berisha

Për këtë titull unë kamë shumë argumente dhe sqarime të cilat do tua prezentoj më poshtë në këtë shkrim. Para dy ditësh në vendet Europjane u festua Dita e Europës,e njëjta festë u shënua edhe te ne ballkanikët të cilët kemi shprehur dëshirë që të bëhemi europjan por që nuk duam asesi që ta ndryshojmë mentalitetin tone i cili akoma është afrikan. Dhe thashë në fillim se edhe ne e festuam ditën e Europës por jo për faktin se jemi europjan por për faktin se është bërë traditë që edhe te ne ta festojmë këtë ditë shumë të rëndësishme për Europën.Sepse ne ndonjëher shprehim dëshirë që të bëhemi europjan por vetëm se me fjalë e jo edhe me vepra. Pra ne dy botërat skajshmërisht të kundërta europjanët e vërtetë dhe ne bllkanikët që prezentohemi europjanë e që në fakt nuk jemi aspak të tillë e festuam në mënyra të ndryshme ditën e Europës. Kështu europjanët festuan nëpër vendet e tyre të punës e ne euro-afrikanët ballkanik festuam jashta vendeve të punës. apo më konkretishtë europjanët festuan dhe fituan edhe nga nje mëditje plus e ne festuam dhe humbëm nga një mëditje të tillë se pushuam dhe u argëtuam kot. Ndërsa për ne një mëditje shtese do të ishte e mirëseardhur dhe shumë e domosdoshme duke i pasur parasyshë kushtet tona të të vështira ekonomike dhe rrethanat e rënduara financiare në të cilat ndodhemi. Por jo kjo mëditje shtesë u takon europjanëve pra atyre që janë përher punëtorë të zotë dhe që janë më të pasur se ne e jo neve ballkanikëve që jemi përtac dhe jopunëtor por edhe shumë të varfër. Pra një festë tipike europjane në Europë është festuar, festohet dhe do të festohet përher me kontribut pozitiv dhe angazhim të mirfilltë në planin e punës ndërsa te ne festat festohen gjithonë pa punë dhe pa kurrfar angazhimi konkret. Ne me këtë harrojmë se ideja europjane është ide që në rend të parë e ve punën dhe angazhimin ndërsa në rend të fundit e ka radhitur pushimin dhe argëtimin. Ideja europjane sipas kësaj është ide ku duhet të dominon kontributi për zhvillimin dhe përparimin e Europës me punë, angazhim të realtë si dhe me përkushtim të sincertë për një Europë të fuqishme, të bashkuar të zhvilluar si dhe të përparuar. Ndërsa te ne nuk egzistojnë ide dhe përcaktime të tilla sepse këtu në Ballkan edhe Dita e punës festohet pa punë edhe pse quditërisht të njëjtës i thonë Dita e punës. Ne gjithashtu ditën e Europës e festojmë me një realitet shumë më ndryshe që njëherësh është edhe më absurd. Pra te ne elitat politike flasin për bashkim e afrim por në realitet po këto elita angazhohen dhe punojnë për largim dhe ndarje. Të njëjtat pra edhe vetë sa munden largohen dhe distancohen nga qytetarët. Nga ana tjetër elitat politike në Europë në vazhdimsi janë pranë qytetarëve të tyre. Elitat politike të vendeve të Ballkanit nuk u afrohen qytetarëve sepse politikanët këtu veten e llogarisin më të të ngritur dhe më superiorë se qytetarët prandaj këta mendojnë se qytetarët duhet të vrapojnë pas tyre e ti lusin se vallë a munden të jenë të paktën për një çast në afërsi të tyre sepse kjo do të ishte një privilegj dhe një fat shumë i madh për ta. Ndërsa un do të thoja se privilegji dhe kënaqësia gjothmonë duhet të jenë të politikanëve që të takohen me qytetarët sepse me këtë rast politikanët takohen me pronarët e vërtetë të sovranitetit politik në shtet. Kështu të paktën thuhet edhe në Kushtetuta si akte më të larta politiko-juridike të të gjitha shteteve demokratike. Te ne psh sovraniteti qytetar është i obliguar që ti nënshtrohet sovranitetit politik ndërsa në Europë ndodh e kundërta sovraniteti qytetar në vazhdimsi e nënshtron dhe e sundon sovranitetin politik. Te ne psh përcaktues të fitores në zgjedhje domosdoshmërisht janë qytetarët votues të cilët në të shumtën e rasteve apo përher janë anëtar dhe simpatizantë të përhershëm të partive politike ndërsa në shtetet me demokraci europjano perendimore- përcaktues të fitoreve të partive politike në zgjedhje janë qytetarët e papërcaktuar të cilët deri në diten e fundit të mbajtjes së zgjedhjeve të njëjtit i mbajnë në tension dhe në pasiguri elitat politike sepse këta nuk kanë asnjë gjasë dhe as një ide që ta dine se kush do të fitoj në zgjedhje. E te ne psh partitë politike i kushtëzojnë votuesit prandaj këta nuk mund të ndikojnë mbi rezultatin zgjedhor që i njëjti të jetë në favor të tyre gjatë zgjedhjeve. Më tutje edhe pas zgjedhjeve sovraniteti qytetar këtu nuk mund të bëj asgjë që subjektet politike ti detyroj që ta realizojnë vullnetin zgjedhor të qytetarëve, gjë që nuk është kështu në Europë pasiqë atje subjektet poltike në asnjë mënyrë nuk mund ti kushtëzojnë zgjedhesit sepse këta deri sa nuk përfundon procesi zgjedhor nuk e dine se kush do të votojë per ta apo kundër tyre. Ndërsa te ne në Ballkan partitë politike aq e kanë të zhvilluar ingjeneringun zgjedhor prandaj këto saktë e dine se sa votues do të votojnë për ta, kush do të votojë për ta e kush kundër tyre.Këto bile gjithashtu e dinë se cilët anëtar të familjeve të caktuara me emër e mbiemër dhe me cilin numër amë do te votojnë për ta dhe cilët nuk do të votojne për ta. Ndërsa ne na thonë se zgjedhjet janë aktivitet i fshehur dhe i lirë ku vetëm ti duhesh ta dishë se për kë do të votosh dhe se në zgjedhje do të votosh vetëmse në bazë të bindjeve personale tua, pa ndikime të jashtme, anësore dhe pa presione. E që janë vetëm fjalë të kota sepse ndikime dhe presione ka gjatë gjithë procesit parazgjedhor dhe gjatë ditës së mbajtjes së zgjedhjeve. Kështu që ne në Europë duam të shkojmë me zgjedhje të kontrolluara, me vullnet të imponuar zgjedhor dhe me fitore të imponuar me force. E imponimi shihet në faktin se kur kemi zgjedhje partitë politike përher ndërmarrin aktivitete të ndryshme me qëllim që të ndikojnë mbi zgjedhësit që të votojnë për ta dhe nuk bëjnë asgjë që këtyre tu mundësojnë që të përcaktohen lirshëm për subjektet e tyre të preferuara. Ne në Ballkan mundohemi të festojmë së bashku me europjanët ditën e Europës por harrojmë se qytetarët e europës këtë e bëjnë gjithmonë duke zbatuar drejtësi, barazi dhe duke i respektuar parimet e liberalizmit dhe atë përmes respektimit të përhershëm të të drejtave dhe lirive të njeriut gjë që te ne subjektet politike nuk i bëjnë këto gjëra. Këtu jo vetëmse që shkilen pamëshirshëm të drejtat dhe liritë e njeriut por njëherësh këtu edhe lejohet diskriminim në shkallë të lartë i njerëzve. Ne ditën e Europës e festojmë duke mos promovuar e zbatuar aspak solidaritet, humanitet si dhe duke mos e lejuar dhe zhvilluar edukatën qytetare.Prandaj nëse nuk bëhet përpjekje që ta zhvillojmë demokracinë dhe shoqërinë liberale ku do të respektohen liria, barazia dhe ku do të respektohen me përpikmëri të drejtat dhe liritë e njeriut por dhe nëse nuk kontribuojmë për vendosjen dhe zhvillimin e solidaritetit humanitetit dhe zhvillimin dhe përsosjen e edukatës qytetare këtu në Ballkan ne nuk kemi të drejtë ta festojmë ditën e Europës por do të ishte më mire që ne ta festojmë ditën e Afrikës së pazhvilluar apo edhe të Koresë së Veriut.

Loading...