Maqedoni
09/11/2015 00:47:41

Banditët që demoluan xhaminë në Kriva Pallankë ende janë të lirë

bandit_361753774

Ende pa asnjë rezulltat për ditën e tretë me rradhë të kërkimit të policisë ndaj banditëve që sulmuan dhe shkatërruan xhaminë në Kriva Pallankë.

Hapësirat fetare ishin në shtëpi private dhe xhamia filloi punën dhjetë ditë më parë. Për shkak të xhamisë në Kriva Pallankë u organizuan protesta të premten pasdite dhe në mbrëmje ndodhi incidenti.

Supozimet e para fillestare është se një grup i protestuesve të dehur thyen hapësirën ku ishte vendosur xhamia. Por tani policia nuk ka gjetur ende personat e dyshimtë përgjegjës për demolimin.

Nga policia mbrëmë thanë se janë thyer 8 xhama si dhe një pjesë tjetër e inventarit, dhe se hetimi e rastit janë marrë deklaratat e 40 njerëzve që jetojnë në afërsi të ndërtesës së shkatërruar.

To Top