BANGLADESH, 25 PERSONA HUMBIN JETËN NGA RRUFEJA

Gjatë dy ditëve të fundit në Bangladesh kanë humbur jetën të paktën 25 persona, si pasojë e goditjes nga rrufeja, transmeton AA.

Sipas lajmeve të mediave lokale, zyrtarët njoftojnë se si pasojë e rrufeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në 12 rajone të shtetit, gjatë 48 orëve të fundit në gjithë shtetin kanë humbur jetën të paktën 25 persona.

Shumica e të vdekurve janë fermerë, ndërsa zyrtarët thonë se që nga fillimi i këtij muaji kanë humbur jetën të paktën 112 persona.

Në Bangladesh çdo vit qindra persona humbin jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Loading...