Banorët e fshatit Matkë disa ditë me rradhë përballen me një fenomen të çuditshëm. Si pothuajse asnjëherë më parë, në këtë fshat janë paraqitur shumë flutura në hapësirën e këtij fshati, gjë që ka filluar të shqetësojë banorët. Ky fenomen është paraqitur tashmë dy javë, ndërsa disa prej banorëve thonë se paraqitja e fluturave në këtë përmasë ka ndodhur edhe para dy viteve.

Banor: “Nuk rrihet as jashtë dhe më e keqja është se janë edhe infektuese. Një lloj i drurit që ne i themi “bushi” ka ngelur pa gjethe, shkaktar janë fluturat. Duhet të intervenoj shteti dhe të bëj spërkatje. Unë i kam 60 vite dhe këtë nuk e kam përjetuar asnjëherë, të ketë aq shumë flutura sa të mos mundesh as të rrish jashtë”.

Banor: “Këtë vit ka tepër flutura, shumë. Nuk e di a është i informuar shteti dhe a ndërmerr masa për të bërë spërkatje, deri tani nuk ësht ndërmarrë asgjë. Më herët nuk ka pasur por këtë vit ka shumë.

Banorët thonë se fluturat janë edhe infektuese dhe kanë filluar t’I dëmtojnë drunjtë.

Banor: “Pyllin veç më e kanë shkatërruar. Askush nuk ndërmerr masa, as nuk vijnë për të pare se çfarë është kjo. Pylli lartë është shkatërruar, e kanë ngrënë”.

Ata u bëjnë thirrje institucioneve kompetente që të ndërmarrin masa sa më shpejtë që të jetë e mundur. TV Shenja ka kërkuar qëndrim edhe nga Komuna e Sarajit por deri në këto momente nuk kemi marrë përgjigje.

Loading...