Banorët e Ohërit nën terrorin e tërmeteve edhe gjatë natës së kaluar

Edhe gjatë natës së kalua banorët e Ohrit nuk patën qetësi nga tërmetet dhe pjesa më e madhe e tyre janë detyruar të kalojnë natën jashtë banesave të tyre. Tërmetet edhe pse janë rralluar disi nuk kanë munguar as gjatë natës së kaluar. Tërmeti i fundit është regjistruar para disa orëve me intensitet më të vogël se të tjerët, 2.6 ballë të shkallës Rihter me epiqendër në Ohër dhe me një thellësi prej 2 kilometrave. Gjatë natës ka pasur tërmet edhe më të fuqishëm prej 2.9 dhe 3.1 të shkallëve me epiqendër 6 kilometra nga qyteti i Ohrit me thellësi prej 10 kilometrave .Por, për fat të mirë të gjitha këto tërmete nuk kanë shkartuar dëme ne njerëz apo materiale.

Loading...