Rreshjet e ardhëshme të shiut kurdo që të jenë do të shkaktojnë problem sërish në Lumin e fshatit Poroj.Niveli I lumit me prurjet e reja të dheut dhe rërës pothuajse ka barazuar lumin me urën.Nëse në afat sa më të shkurtër nuk meren masa atëherë rreziku është I madh që sërish të përsëriten vërshimet në këtë fshat, thotë kryetari I Bashkësisë Lokale të fshatit Poroj, Sulejman Ramadani. Banorët përmes bashkësisë lokale kërkojnë që kryeministri Zoran Zaev të mbajë prmetimet e dhëna gjatë vitit të kaluar kur kishte patur vërshime të mëdha në këtë fshat.
Në të kundërëtn banorët nuk përjashtojnë masa më radikale siç janë protestat dhe bllokimi I rrugës Tetovë-Jazhincë në këtë fshat.
Zanafilla e vërshimeve në Lumin e Porojit është në bjeshkët mbi fshatin Gjermë të Tetovës.Banorët e fshatit Gjermë shprehën se problemi I vërshimeve në fshatin e tyre dhe më pas edhe në Poroj është në lumin që kalon në këtë fshat. Në kohën e ish Jugosllavisë janë ndërtuar diga dhe kaskada.Mirëpo të njejtat pas vërshimeve të vitit 2015 dhe vërshimeve të mëhershmë janë dëmtuar tërësisht dhe pikërisht kaskadat e fundit që paralandaluan më të keqen para një jave janë dëmtuar.
Tash edhe banorët e fshatit Xhermë por edhe të fshatit Poroj janë lënë në mëshirë të fatit./Transmeton Koha/

Loading...