Banorët e tri fshatrave ankohen për mos respektimin e rregullave për qetësi publike, nga restoranti i dasmave ‘Elegant’.

Fshati Opajë, Llopat dhe Orxhancë ankohen se janë të shqetësuar për zhurmën që krijon ky lokal. Të njëjtët thonë se kanë dërguar ankesa deri tek policia për të ndërmarrë masa, mirëpo polica deri më tani nuk ka vepruar në terren.

Banorët e shqetësuar kërkojnë që të ketë një zgjidhje, pasi deri në orët e hershme të mëngjesit nuk mund të gjejnë qetësi në shtëpitë e tyre, nga zhurma e vazhdueshme.

Ne dërguam kërkesë deri në polici por deri më tani, nuk kemi marrë përgjigje. Do të bëjmë shtypje të vazhdueshme që të ndërmerren masa!

Loading...