Jasir Asani

I nderuar kryetar i komunës së Studeniçanit të nderuar qytetar , 1-në vit pas marjes së mandatit si kryetar komune ju filluat menjëherë kinse me regullimin “asfaltimin” e rugës 5 në fshatin Studeniçan kjo e cila bëri që ju të ballafaqoheni me banorët , duke pasur parasysh se kjo rugë po në këtë shekull nuk ka ujsjellës dhe nuk e ka të përfunduar kanalizimin, dhe kjo ka bë që banorët e kësaj ruge të ndërhynë dhe t’ua ndërpresin punimet , pas një takimi me ju z.kryetar ju premtuat që në pranverën e këti viti që ka kaluar do e gjeni zgjidhjen dhe banorët e kësaj ruge do kenë mundësi ta gëzojnë, mirpo shihet se jeni në gjumë nuk jemi të vetëdijshëm a i prisni zgjedhjet qe ju të punoni diqka dhe të fitoni kinse “besimin” apo thjesht nuk ju intereson.
Ju premtuat shumë për këtë mandat po ju shum larg jeni nga ajo që premtuat.

Apeloj deri tek administrata e komunës posaçërisht deri tek ju si kryetar , të merni masat e shpejta shkaku se tashmë është duke u afruar koha dimërore ne si banorë a edhe këtë vit do jetojmë si në mesjetë , a për këtë krenoheni . Turp duhet të keni.

Gazeta Lajm nuk mban përgjegjësi për opinionet dhe i publikon në formë integrale

Loading...