Barazim i ri i FC Shkupi

Futbollistët e Shkupit as në ndeshjen e dytë kampionale nuk ka arritur të shënoj fitore. Të dielën pasdite në Çair, futbollistët shkupjan barazuan pa gola me Pobedën.

Sulmuesit e Shkupit në pjesën e parë krijuan disa raste të mira shënimi, por nuk ia dolën që së paku njëherë të mposhtin portierin mysafir Tofilovski, i cili është më meritori për pikën që e fituan prilepasit.

Në pjesën e dytë (minuta 57’) Stojkoski nga gjuajtja e lirë rrezikoi portën mysafire, por Tofiloski intervenoi suksesshëm duke shpëtuar gol të sigurt. Pak minuta më vonë edhe Muarem gjuajti me kokë, por prapë Tofilovski me dorë e dëboi topin në rivënie këndore.

Në minutën e 75’ Broja u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin me dhjetë lojtarë në terren. Deri në fund të lojës nuk pati ndryshime dhe takimi përfundoi pa fitues dhe pa gola 0-0.

Loading...