Sport

Barca-Real, madrilenët vënë bast për katalanasit

Barcelona vs Real Madrid Highlights 2

Çdo “El Clasico” shoqërohet me polemika dhe debate të ndryshme dhe në prag të përballjes së Barcelona-s dhe Real Madrid për Superkupën e Spanjës, një nga temat më të diskutuara të momentit është nëse Barcelona do të nderojë apo jo Real Madrid për fitoren e La Liga-s dhe Superkupën e Europës. Në fakt, lojtarët e Real, siç ka zbuluar “Marca”, kanë vënë baste nëse një gjë e tillë do të ndodhë ose jo. Është një çështje që diskutohet në lokale dhe në rrugë para ndeshjes, që do të jetë “El Clasico” i dytë i kësaj vere, nëse llogarisim edhe takimin e zhvilluar në Miami.

Ky debat duket se ka arritur edhe në dhomat e zhveshjes të “Los Blancos”, duke ndarë lojtarët mes atyre që mendojnë se është një gjë që duhet bërë dhe atyre që mendojnë se “El Clasico” nuk është ndeshja e duhur për një gjë të tillë. Pjesa më e madhe e opinionit publik beson se Barcelona duhet të nderojë lojtarët e Real. Natyrisht kjo çështje shërben për të hequr mendjen nga ndeshja e madhe.

Fitorja në Superkupën e Europës kundër Manchester United dhe mënyra se si është arritur ai sukses, i ka bërë shumë mirë moralit të katalanasve. Pavarësisht nëse nderohen apo jo nga rivalët e përjetshëm, lojtarët e Zidane do të bëjnë gjithçka është e mundur për të fituar trofeun e dytë të sezonit dhe Superkupën e Spanjës numër 10-të.

To Top