Mbrëmjen e sotme, në “Camp Nou” do të luhet supersfida e xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve (faza në grupe), mes Barcelonës dhe Interit. Paraprakisht, ne po ju njohim me lojtarët, të cilët kanë provuar ta veshin fanellën e të dyja skuadrave. Duke nisur nga “Fenomeni” brazilian, Ronaldo; për të vijuar me gjigantin suedez, Ibrahimovic e përfunduar tek Coutinho i ditëve të sotme, që aktualisht mban veshur fanellën blaugrana. Më poshtë mund të njiheni me tetë emrat e këtyre futbollistëve, si dhe me fotot e tyre si katalanas dhe zikaltër, në kohë të ndryshme.

1. Francesco Coco
Lojtari italian e ka veshur fanellën e Barcelonës në sezonin 2001-2002. Pastaj luajti me Interin në dy faza të ndryshme: nga viti 2002 deri më 2005 dhe në sezonin 2006-2007.

2. Luis Figo
Lojtari portugez e veshi fanellën e Barcelonës për pesë sezone, nga viti 1995 deri më 2000. Më vonë, ai luajti për Interin katër sezone, 2005-2009.

3. Samuel Eto’o
Sulmuesi nga Kameruni luajti pesë sezone te Barcelona, nga viti 2004 deri më 2009. Më tej, Eto’o u transferua tek Interi, kur luajti nga viti 2009 deri më 2011.


4. Thiago Motta
Lojtari brazilian luajti për Barcelonën gjashtë sezone, nga viti 2001 deri më 2007. Por, ai veshi edhe fanellën zikaltër për tri sezone, 2009-2012.

5. Zlatan Ibrahimovic
Gjiganti suedez luajti tek Interi për tri sezone, 2006-2009. Po ashtu, ai veshi fanellën e Barcelonës jë sezon, 2009-2010.

6 Maxwell
Braziliani ka veshur fanellën e Interit për tri sezone, 2006-2009. Më pas kaloi te Barcelona, ku qëndroi tri sezone, 2009-2012.

7. Philippe Coutinho
Lojtari brazilian e veshi fanellën e Interit për tri sezone, 2010-2013. Po ky futbollist, arriti te Barcelona në janar 2018 dhe aktualisht është ende duke veshur fanellën blaugrana.

 8. Ronaldo
“Fenomeni” brazilian përfaqësoi fanellën e Barcelonës gjatë sezonit 1996-1997. Tek Interi, sulmuesi i mirënjohur luajti për pesë sezone, nga viti 1997 deri më 2002.

Loading...