Paris Saint-Germaini është duke e analizuar mundësinë e transferimit të Ivan Rakiticit dhe Sergio Busquetsit nga Barcelona, thonë burimet spanjolle.

Për t’i parë në Paris dyshen e Barçës, PSG-ja duhet t’i paguajë 325 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Duket shumë e vështirë për të ndodhur kjo, pasi që klubi francez duhet të ketë kujdes që të mos shpenzojë shumë për shkak të  rregullave të UEFA-s për Financial-fair play.

Me Adrien Rabiotin, i cili nuk dëshiron që ta vazhdojë kontratën me PSG-në, skuadra e Tuchelit ka filluar menjëherë kërkimet për një zëvendësues të tij, pasi francezi pritet të largohet në fund të këtij stinori. /Gazeta Express/

 

Loading...