Sport

Barcelona nuk heq dorë nga Paulinho (Foto)

barca_1500123763-2870441

Barcelona pritet të bëjë ofertë të re për Paulinhon. Sipas të përditshmes sportive katalane, Sport, Barcelona është e gatshme të rrisë ofertën për Paulinhon në 30 milionë euro.
Klubi nga La Liga pritet që sërish të negocioj me klubin kinez, Guangzhou Evergrande për mesfushorin brazilian, përcjell Express.
Më herët Guangzhou Evergrande ka refuzuar ofertën e Barcelonës, prej 20-25 milionë eurove, për Paulinhon.
Thuhet se trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde e do me çdo kushte në ekip ish yllin e Tottenhamit. /Express/

untitled_1500123492-5763832

To Top