Bardhi: Fitorja kundër Gjibraltarit është me rëndësi, tani mendojmë për Armeninë

Përfaqësuesja e Maqedonisë ia arriti qëllimit në Gjibraltar, pasi është kthyer me tre pikë (0-2) , në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Enis Bardhi pas ndeshjes ka deklaruar se janë të kënaqur me fitoren, ndërsa tani do të fokusohen për ndeshjen me Armeninë.

“Fitorja dhe tre pikët kundër Gjibraltarit janë shumë me rëndësi. Duhet ta pranojmë se në pjesën e dytë luajtëm pak më lirshëm, patëm edhe disa mangësi në lojë, dhe e gjithë kjo ishte për shkak të golave që shënuam në pjesën e parë dhe dëshira për të ruajtur forcën për të dielën. Gjibraltari mbetet pas nesh, tani duhet të mendojmë për Armeninë. Kemi pak kohë për pushim për ndeshjen e së dielës”, tha Bardhi.

Ndeshja Maqedonia-Armenia do të luhet të dielën në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup me fillim prej orës 18:00.

Loading...