Enis Bardhi ka folur për mediat spanjolle rreth ofertës së Levantes për vazhdimin e marrëveshjes. Intervista është zhvilluar në gjuhën spanjolle, pasi Bardhi e zotëron bukur gjuhën spanjishte.

“Po bisedojmë me Levanten, por me kalimin e kohës do të shohim se cfarë do të ndodhë. Në këtë moment, vendimi, i Levatnes, dhe i imi, nuk është me rëndësi, pasi unë edhe më tej kam marrëveshje dhe ndjehem si në shtëpinë time. Dmth, nuk ka nevojë të shpejtojmë”, tha Bardhi.

I pyetur për qëlliimin e klubit për rritjen e klauzolës së tij, ai tha: “Unë nuk mumd të flas rreth asaj, pasi unë jam lojtar dhe mund të them se do të pëpiqem të jem sa më i mirë dhe jap më të mirën nga vetja. Jam i ri, Levante më dha mundsinë të përmirësohem  sa më shumë. Në futboll nuk ka fund, vetëm punë dhe punë”.

Në ndeshjen hapëse në Primera, Levante si mysafir mundi Betisin 3-0.

Loading...